TAV Maqedoni: Nuk kemi ndërprerje ose probleme teknike në aeroportet tona

Të gjitha sistemet e aeroportit janë në funksion dhe për momentin nuk ka fluturime të anuluara, njoftoi TAV Maqedoni, filial i “TAV Aerodromi”, operatori i aeroportit të dy aeroporteve në RMV.

“Ne nuk po përjetojmë asnjë ndërprerje apo problem teknik me sistemet tona. Është fakt që disa kompani ajrore po hasin vështirësi me sistemet e tyre, por ne kemi marrë masa për të mundësuar funksionimin normal në aeroporte”.

“Megjithatë, ne këshillojmë dhe apelojmë tek të gjithë pasagjerët që të kontrollojnë dhe konfirmojnë informacionin për fluturimin e tyre me kompaninë ajrore apo agjencinë e udhëtimit përmes së cilës kanë rezervuar fluturimin”, thonë nga TAV. Kompania shton se të gjithë sektorët e aeroportit janë në gatishmëri për shkak të ndërprerjes globale të IT dhe po merren të gjitha masat e nevojshme për t’i shërbyer udhëtarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albrim Hoxha reagon, por nuk mohon: Asnjë shqiptar nuk është avancuar – faji, sipas tij, i “VLEN-it të djeshëm”

Pas publikimit të lajmit nga portali ynë, ku zbuluam se në Ministrinë e Bujqësisë nuk është avancuar asnjë shqiptar në pozita më të larta,...

Alasani paralajmëron: Ziadin Sela kandidat i Frontit Europian për Strugën

Argent Alasani ka sinjalizuar përmes një reagimi publik se Ziadin Sela do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Strugës nën siglën e Frontit...

VAZHDON TRENDI: NË MINISTRINË E MBROJTJES PUNËSOHEN 25 MAQEDONAS 🇲🇰 DHE VETËM 1 SHQIPTAR 🇦🇱

Pabarazia në institucionet shtetërore nuk ndalet. Rasti i fundit vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku nga 26 punësime të reja, 25 janë maqedonas dhe...

Fati i kulturës në duart e bixhozit – Kur bigjozi sponsorison aktivitete kultorore

Bixhozi investon në kulturë – komedi e zezë me regji institucionale. Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të njohur austriak Johann Strauss,...

Përparim Avdili do të jetë kandidat për kryetar të Cyrihut, është me prejardhje nga Llojani i Likovës

Prparim Avdili, shtetas i Zvicrës, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, është propozuar nga partia e tij Liberale (FDP- Free Democratic Party of...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu