Një javë fushatë: Ditë jo pune për qytetarët, por aktive për kandidatët

Aktivitetet zgjedhore të pjesëmarrësve në Zgjedhjet Lokale 2025 vazhdojnë edhe sot, që është ditë jo pune për qytetarët, por ditë e angazhuar për kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash në 80 komuna të vendit. Edhe dita e shtatë e fushatës për zgjedhjet e 19 tetorit po zhvillohet si në ditë të zakonshme – me mitingje dhe takime me qytetarë në disa pjesë të Maqedonisë.

Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, sot do të mbajë mitingje ku do të prezantojë kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë në komunat Novo Sellë, Vasiljevë, Bosillovë dhe Radovish në rajonin e Strumicës.

Ndërkohë, LSDM pasdite dhe në mbrëmje do të jetë në komunat e Maqedonska Kamenicës, Pehçevës, Berovës dhe Dellçevës.

AKI do të qëndrojë në rajonin e Pollogut, kurse VLEN me kandidatët në dy qytetet më të mëdha, Tetovën do të ketë paraqitje para mediave gjatë ditës dhe takime me qytetarë gjatë natës.

Fushata për zgjedhjet lokale përfundon më 17 tetor në mesnatë, pas së cilës fillon heshtja zgjedhore 24-orëshe para ditës së votimit më 19 tetor./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu