Taravari siguron se nuk ka përçarje në koalicionin qeverisës

Ministri i Shëndetësisë dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ka quajtur “probleme të vogla”, mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeveritar rreth ligjit të “branitellave” dhe gjuhës shqipe, që ditëve të fundit shpërthyen në përplasje publike mes funksionarëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Në një deklaratë të dhënë në Nju Jork për agjencinë MIA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Taravari ka mohuar se ka përçarje në koalicion, duke vlerësuar se, raportet mes VLEN-it dhe VMRO – DPMNE-së janë mjaft korrekte.

Arben Taravari:
“Ndoshta ka pasur ndonjë keqkuptim të vogël diku që nuk mund të them të njëjtën gjë për Z NAM dhe për VLEN. Megjithatë, përsëri do të them se marrëdhëniet mes partnerëve në koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku janë VLEN dhe ZNAM janë korrekte dhe jemi munduar të jemi sa më sinkronizuar këto njëqind ditë, por diku ka pasur keqkuptime, diku ka pasur shpërthime që nuk ishin të koordinuara si duhet, prandaj duhet kohë që të sinkronizohen plotësisht dhe plotësisht dhe ta shohin qytetarët. Megjithatë, në përgjithësi mund të them se pritshmëritë e qytetarëve nga kjo shumicë ishin të mëdha”.

Taravari shtoi se janë kundër asaj që të kalojë diçka pa rënë dakord mes vete dhe në këtë drejtim ai e ka vlerësuar si të duhur, reagimin e deputetit Halil Snopçes. Sipas tij, mosmarrëveshjet mes VMRO – DPMNE-së dhe VLEN-it janë një problem i vogël që po përpiqet ta imponojë BDI-ja me LSDM-në duke akuzuar poashtu këto dy parti se, janë të koordinuar për të ndezë shkëndija në funksionimin e koalicionit në shumicën qeveritare.

Arben Taravari, Lider i ASH-së

“Vetëm po të jesh mendje vogël mund të besonte se pikërisht tani, në njëqind ditët e para, Gjykata Kushtetuese duhet t’i aktualizojë këto dy tema. Imagjinoni kërkesat për balancuesin dhe përdorimin e gjuhës shqipe janë prej pesë vitesh, dhe pikërisht tani po aktualizohet dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese e vendos në rend dite për të treguar se duhet diçka e re. Ne përgjithësisht jemi të harmonizuar dhe kemi thënë se duhet një ligj për përfaqësim të drejtë, jo vetëm të bashkësive etnike, por përfaqësim të drejtë të të gjitha kategorive që jetojnë në shtet, ndaj do të shohim me një ligj ta mbulojmë këtë pjesë që hiqet balancuesi”.

Koalicioni VLEN është kundër miratimin të ligjit për “branitellat” të dorëzuar nga LSDM, ndërkaq VMRO – DPMNE veç ëshë deklaruar se do ta mbështesë atë kur të vijë në rend dite. Deputeti Snopçe deklaroi gjatë një emisioni se, Ligji për “branitellat” mund të miratohet vetëm nëse zgjidhet paralelisht edhe statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Në të kundërtën, ai ka thënë se në rast se kalon ky ligj i tillë siç është dhe nëse shfuqizohet gjuha shqipe, atëherë VLEN do të braktisë Qeverin. Kryeministri Mickoski ka komentuar deklaratën e Snopçes shurtimisht duke thënë “I uroj fat”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu