Taravari ironizon Selën: Me VLEN morëm 14 deputetë, po të vinte edhe Sela do të merrnim 15!

I ftuar në emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga figurat kryesore të koalicionit opozitar shqiptar VLEN, z. Arben Taravari, bëri thirrje për bashkim mes forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Taravari deklaroi se nuk ka ofenduar ish-bashkëpartiakët e tij që nga momenti i ndarjes, duke theksuar se bashkëpunimi është i domosdoshëm për të përfaqësuar më mirë interesat e shqiptarëve në vend.

I pyetur nga gazetari nëse i detyronte një ndjesë ish-kryetarit të tij Ziadin Sela, për faktin që ky i fundit kishte refuzuar të bashkëpunonte me VLEN për të njëjtat arsye që tashmë Taravari po akuzon qeverinë aktuale – për diskriminim ndaj shqiptarëve – Taravari zgjodhi të ironizojë me një përgjigje politike.

“Para një viti ishte e domosdoshme një ndryshim politik. Ziadin Sela vetë më pati thënë se VLEN nuk do të marrë më shumë se 12 deputetë. Ne morëm 14, dhe nëse do na ishte bashkuar edhe ai, ndoshta do të kishim 15”, u shpreh Taravari me një dozë ironie ndaj peshës politike të Selës.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet dhe ndarjet brenda kampit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbeten të theksuara, ndërsa thirrjet për unitet politik mbeten një sfidë ende e parealizuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu