Kërcënimi i kryekomitit!


(Nga: Medai Shaholli)

Kryekomiti Micko, në një konferencë për media u pyet lidhur me deklaratat e ministrit të Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq se do të propozojë shkarkimin e drejtorit Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, sepse ky i fundit në konferencë për shtyp nuk foli edhe në gjuhën maqedonase!

Micko tha se do të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve (Gjuhët e pakicave ku nuk bën pjesë sllavisgtja e premierit), Arsim Idrizi, nëse i njëjti edhe njëherë në publik nuk drejtohet edhe në gjuhën maqedonase, përcjell in7.

Ja pra, ky na qenka statusi i gjuhës së pakicave që partitë shqiptare e quajnë ligji për Gjuhën Shqipe, e cila “mund” të përdoret vetëm krahas maqedonishtes së Mickos në disa institucione ( jo të gjitha siç janë Gjykatat, Ushtria e Policia, Noteritë etj.) shtetërore dhe në asnjë mënyrë vetëm shqip!

Kjo është gjuha shovene e kryekomitit Micko që kërcënon drejtorin e Inspektoriatit të Përdorimit të Gjuhëve, pasi ky i fundit e paskësh injoruar sllavishten e tij, ku ai përmes gjuhës së hakmarrjes dhe revanshit ka reaguar duke e denigruar edhe më shumë statusin e gjuhës shqipe nga përdorimi zyrtar si gjuhë e pakicave.

Ky pra ishte ndryshimi që erdhi me komitët si revansh ndaj rritjes së rolit të shqiptarëve, ku sipas tyre shqiptarët nuk meritojnë më shumë!
Kjo është gjuha e shovinizmi dhe e antishqiptarizmit të shfrenuar, ku patericat e tryre nga VREDI po i mbajnë ison valës së re të antishqiptarizmit me qeverinë e koalicionit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu