Taravari e quan veten zëri i popullit: Çdo herë kam qenë krah popullit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e Koalicionit VLEN, Arben Taravari, ditëve të fundit është bërë temë në skenën politike, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me funksionimin e VLEN-it.

Ai në një postim në Facebook ka shtuar edhe më tej dyshimet, duke shkruar se “çdo herë ka qenë krah popullit dhe zëri i tyre”.

“Gjithë jetën politike kam qënë krah popullit dhe zëri i tyre dhe do vazhdoj të jem në çdo kohë dhe me çdo kusht!”, ka shkruar Taravari.

Në emisionin “PodGo” Taravari deklaroi se të gjitha partitë që jenë pjesë e VLEN-it kanë komunikim me BDI-në. Ai shkaktoi reagime të shumta në opinion me deklaratën e tij se pas 6 prillit do të tregojë përcaktimin e tij politik për të ardhmen, duke aluduar për ndarje të mundshme nga koalicioni VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aktorja shqiptare: Në komunizëm nuk bëja dot film me gjoksin jashtë, as puthje nuk shkëmbenim dot

Jeta e gruas shqiptare në komunizëm ishte e ndarë midis dy realiteteve: nga njëra anë, u promovua pjesëmarrja e saj në jetën publike dhe...

Netanyahu thërret Smotrich dhe Ben-Gvir për takim urgjent mbi marrëveshjen Gazës

Rezultati i takimit të sotëm mund të përcaktojë nëse Qeveria izraelite mund të ecë përpara me marrëveshjen - apo të përballet me një kolaps...

Ngjela: Bashkimi i Kosovës me shqiptarët e Maqedonisë – projekti i ri strategjik në shërbim të Amerikës?

Shkruan: Spartak Ngjela Politika amerikane në Gadishullin Ilirik po kuptohet se po e pret bashkimin e Bullgarisë me pjesën bullgare të Maqedonisë së Veriut. Sigurisht që...

“Më sjell mëngjesin në shtrat…” Anita rrëfen dashurinë me Ramushin

Anita Muçaj Haradinaj, në një intervistë për “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, tregoi njohjen me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Anita u shpreh se...

Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu