Taravari dhe Mickoski reagojnë ndaj Ahmetit: Ja çfarë thanë!

Partnerët e koalicionit qeveritar, kryeministri Hristijan Micksoki dhe kreu i ASH-së Arben Taravari i kundërpërgjigjen Frontit Europian të cilët një ditë më parë ftuan VLEN-in që ta lej Qeverinë dhe të rreshtohet me Frontin. Taravari tha se BDI dhe Ahmeti po mësohen në opozitë dhe se i duhet edhe pak kohë sa të adaptohen

“z.Ahmeti mendoj se dalë ngadalë po mësohet në opozitë, shpresoj se do të mësohet edhe më shumë dhe mendoj se duhet adaptim, asgjë më shumë”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Micksoki nga ana tjetër tha se BDI po mësohet si parti opozitare dhe shpreh keqardhje që Ahmeti e krahasoi partinë e tij si gomë rezervë

“Prisja më shumë kreativitet, por kjo është ajo që është. I dëshiroj ditë opozitare ku do të reformohen , ta gjejnë identitetin e tyre programor, të reformohen me kuadër, ndoshta në ndonjë cikël zgjedhor do të paraqiten me qasje tjetër nga ajo që pamë në 20 vitet e kaluara, qasje e cila kishte për qëllim që sa më shumë të vidhet”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Duke komentuar paralajmërimet për protesta nga ana e BDI-së, Mickoski tha se protestat janë mjet demokratik dhe është zgjedhje e tyre. Ndërkohë kërkesën e Ahmetit për veting, Mickoski e cilësoi si satirë

“Mendoj se me shkuarjen e BDI-së në opozitë ai lloj i humorit dhe satirës ka përfunduar, por ato ja vazhdojnë edhe më tej, po në rregull, në periudhën që vjen do të dëgjojmë lloje të këtilla të humorit e satirës, ta shohim deri ku do të shkojnë si parti politike”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Fronti Evropian e quajti dështim 100 ditëshin e parë të Qeverisë. Ata thanë se nuk janë aspak të interesuar të jenë pjesë e kësaj qeveria për të legjitimuar politikat shtypëse dhe i bënë thirrje VLEN-it të rreshtohet në anën e tyre për t’i treguar vijat e kuqe Mickoskit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu