Taravari: Aktivistët e ASH-së po largohen nga puna, por ndryshimi nuk ndalet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka folur sërish në lidhje me situatën në partinë e tij pas ngjarjeve të fundit.

Taravari në një postim në Facebook shkruan se disa aktivistë të ASH-së po tentohet që të frikësohen me largime nga puna. Ai thotë se “kjo është e kotë, pasi ndryshimin nuk e kthen askush prapa”.

“Tek disa nga aktivistët e ASH-së po tentohet që të frikësohen me metodën klasike të sistemit që po e shembin, atë të kërcënimit me “largim nga puna” Kot është…Ndryshimi Ka Nis dhe nuk e kthen prapa Asnjë dhe Asgjë! Ju që përdorni pushtetin në këtë mënyrë, ju ftoj të blini një kalendar ose të shikoni tek kalendari i celularit tuaj dhe të Lexoni. 8 Maji është Shumë por Shumë Afër!”.

closevolume_off
“Divergjencat që kemi ne në ASH, lini t’i zgjidhim ne në mënyrën tonë demokratike dhe mos u turpëroni me këto veprime sepse shantazhi nuk pi ujë tek Asnjë Anëtar i Aleancës kudo dhe kushdo qoftë! Ndryshimi Nuk Ndalet…8 Maj!”, ka shkruar Taravari.

Pas ngjarjeve të fundit në ASh, disa mediume raportuan se përkrahësit e idesë së Arben Taravarit që ASH të shkojë së bashku me partitë opozitare në zgjedhje, janë larguar nga puna nga pozitat të cilat udhëhiqen nga mbështetësit e Ziadin Selës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu