Selimi: U sulmua ambasadori i Shqipërisë pse ngriti zërin për fëmijët shqiptarë, tani heshtje…!

Selimi: Kollaj të premtohet, vështirë të mbahet fjala kur nuk ke peshë!

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar pas publikimit të lajmit se nxënësit shqiptarë të fshatit Nerovë në Komunën e Krushevës e kanë nisur vitin shkollor në godinën e vjetër, ndonëse ishin dhënë premtime se do të mësonin në objektin e ri shkollor.

“Kollaj është të premtohet, por vështirë është të mbash fjalën kur ti nuk ke peshë!”, ka shkruar Selimi, duke kritikuar drejtuesit e grupacionit VLEN për mosrealizimin e zotimeve të bëra para opinionit publik.

Ai ka kujtuar gjithashtu reagimin e ashpër që eksponentë të partive shqiptare në qeverinë e Mickoskit patën ndaj ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani, kur ky ngriti shqetësimin për kushtet e mësimit të fëmijëve shqiptarë në këtë fshat.

“U ngritën në këmbë i madh e i vogël brenda partive shqiptare në qeverinë e Mickoskit për ta kritikuar ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, pse u angazhua institucionalisht për këta fëmijë shqiptar. Tash? Heshtje…”, ka theksuar Selimi.

Reagimi i tij vjen pas shqetësimeve të ngritura edhe nga Aleanca për Shqiptarët, e cila e ka quajtur skandal faktin që nxënësit shqiptarë vazhdojnë të mësojnë në kushte të papërshtatshme, duke e cilësuar këtë si dështim të njëpasnjëshëm të VLEN-it

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA vendos sanksione për kompanitë ruse/Washingtoni: Shkak, refuzimi i Putin për t’i dhënë fund luftës

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar sanksione të reja që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil –...

Ramadani: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare, kemi 23 mijë vota më shumë se VLEN-i

Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe...

Krenar Lloga pyet: Pse VLEN nuk bëri thirrje të votohet kandidati shqiptar në Butel dhe pse në Lubeten shkuan vota për “listën serbe”?

“Një nga momentet më të shëmtuar është se lista serbe ka marrë 400 vota dhe kjo na turpëron të gjithëve ne”, kështu tha Krenar...

Krenar Lloga sfidon VLEN-in: Bujrum, shkojmë në zgjedhje

Krenar Lloga në studion e “Hajde flasim” në TV21, ka sfiduar koalicionin VLEN duke u kërkuar që të dalin në zgjedhje. Lloga tha se...

Shoferët për mbeturinat munguan në punë, drejtori Rrustemi: Dyshohet për lojë politike

Sabahadin Rustemi, drejtor I Higjienës Komunale, në një prononcim pët televizionin Alsat-M tha se aktivitetet e ndërmarrjes publike kryhen në përputhje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu