Talljet dhe fyerjet ndaj Thaçit, Jashari: Do të dorëzojmë në Kuvend Ligjin për mbrojtjen e Luftës së UÇK-së

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së kanë reaguar pas talljes së kandidatit të Vetëvendosjes për deputet, Luan Gacaferi me mungesën e ish-presidentit Hashim Thaçi në seancën në Hagë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK, njëherësh kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve tha për rtv21 se talljet dhe fyerjet e vazhdueshme ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së janë të papranueshme dhe për këtë do të dërgojnë në Kuvend Ligjin për mbrojtjen e luftës së UÇK-së sapo që Kuvendi të formohet.

Sipas tij, një ligj i tillë do të duhej të miratohej sa më parë në mënyrë që të mos iu lejohet njerëzve të tillë ta fyejnë luftën e UÇK-së.

“Këto janë shprehje të një niveli me e ulet qe mund ti ketë njeriu brenda vetes. Kërkesa e jona ka qene dhe më herët por tani me konstituimin e Kuvendit kur behet ne do mundësojmë që lufta e UÇK-së të mbrohet me ligj. Ligjin pothuajse e kemi te gatshëm dhe do t’ia vendosim secilit deputet në tavolinë. Është e domosdoshme që ligji për mbrojtjen e UÇK-së të aprovohet sa më shpejtë në mënyrë që të mos iu lejohet njerëzve të tillë ta fyejnë luftën e UÇK-së, ta fyejnë rrugën tonë të bërjes së lirisë. Dhe përpos ligjit e domosdoshme është që të bëhet edhe ligi i lustracionit se me të vërtet s’duhet të ecet ne tutje me njerëz të tillë të niveleve të ulëta, njerëz të cilët sot kanë tërë mllefin se ne periudhën kur është dashur të rreshtohen në luftën për liri. …Nuk do duhej të ndodhin fyerje te tilla… drejtimi kësaj ndaj figurës kryesore ndaj Hashim Thaçit, ai ka qenë drejtor politik i luftës ka qene udhëheqës i delegacionit në Rambuje por mbi të gjitha turpi me i madh është që po ky Hashim ka lexuar deklaratën e pavarësisë dhe mendoj që institucionet kanë obligim moral dhe kombëtar r të krijojnë ligje të tilla dhe me njerëz të tillë duhet të merren organet e drejtësisë, prokuroria”, tha Xhavit Jashari për RTV21./21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu