Talat Xhaferi me dy rroga!?

Talat Xhaferi vazhdon të jetë edhe kryeministër edhe deputet në të njëjtën kohë. Ai në foltoren e Kuvendit tha se do të vazhdojë të jetë kryeministër deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Qeverisë, ndërsa deri atëherë nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit. Megjithatë juristët reaguan se ka konflikt interesi në këto funksione, ndërsa analistët thonë se aktivizimi i mandatit të deputetit automatikisht nënkupton dorëheqje të kryeministrit. Sipas Ivica Bocevskit, zgjidhja e gjendjes së tillë jonormale, siç e quan ai, është shfuqizimi i Qeverisë teknike.

E kemi Talat Xhaferin i cili zgjodhi që të injorojë faktin se është bërë i zgjedhuri i popullit. Çka nga kjo është ligjore apo joligjore, mendoj se as fella juridike nuk mund të flas. Me të drejtë reagoi Antikorrupsioni. Sipas meje nuk duhet që të harrohet kjo çështje, të lihet anash dhe përsëri kur do të kemi zgjedhje të ardhshme të gjendemi në situatë të ngjashme. Diku pas zgjedhjeve duhet të ulemi dhe gjithë këto ad-hock zgjedhje që u shpikën gjatë pakos së Përzhinos, të tërhiqen”, tha Ivica Bocevski, analist.

Sipas Bocevskit, veprimi i Xhaferit është i papërshtatshëm. Ai thotë se kjo është çështje virtyti, kulturës politike dhe edukatës personale. Në njërën anë, njerëz me kulturë politike dhe demokratike të cilët patjetër se do të jepnin dorëheqje, njerëz me edukatë personale nuk do ta humbin kontrollin kur janë në funksion, por përkundrazi, do të veprojnë me dinjitet duke e ndjekur atë që e kërkon kultura elementare”, pohoi Ivica Bocevski, analist.

Paraprakisht Komisioni antikorrpusion e thirri kryeministrin teknik Talat Xhaferi dhe disa ministra që u bënë deputetë, të japin dorëheqje nga funksionet. Sipas tyre, me veprimin e këtillë mashtrohet i gjithë sistemi juridik. Anëtarët e Komisionit antikorrupsion shprehën shqetësim për respektimin e rendit kushtetues dhe parimin e ndarjes së resorëve. Dorëheqje nga funksionet dorëzuan të gjithë deputetët e rinj të LSDM-së përveç Xhaferit, në funksion mbeti edhe Ilir Demiri në krye të Ministrisë së shëndetësisë. Antikorrupsionarët nuk e përjashtuan mundësinë që kundër tyre të ngritin procedurë kundërvajtëse ndërsa gjoba mund të jetë nga 300 deri 500 euro

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu