Takim i Gashit me delegacionin e Parlamentit të Republikës Çeke

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme, Dhoma e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, të udhëhequr nga deputeti Radek Vondraçek, zëvendëskryetar i Komisionit.

“Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut ishte në fokus të bisedimeve të Kryetarit Gashi me deputetët çekë, ku u theksua mbështetja e Republikës Çeke, si dhe e gjithë Grupit të Vishegradit, së pari për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, si dhe logjistikën e vazhdueshme për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian”, njoftoi shërbimi për informim i Kuvendit.

Kryetari Gashi shprehu mirënjohjen e tij që Republika Çeke, si anëtare e Bashkimit Evropian, i promovon parimisht politikat në kontekstin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu shprehu pritjen për intensifikimin e mëtutjeshëm të kësaj mbështetjeje. Sidomos në raport me Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh sfidat aktuale me të cilat po përballet vendi ynë në rrugën e integrimit evropian, përkundër kapacitetit të madh për kompromise që kemi treguar në periudhën e kaluar.

Vondraçek theksoi se është i njohur qëndrimi çek për mbështetjen afatgjate të proceseve integruese të vendit tonë dhe të rajonit në tërësi.

Në takim u theksua se sivjet Maqedonia e Veriut dhe Republika Çeke po shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe ndër vite miqësia dhe respekti i ndërsjellë midis dy vendeve jo vetëm që është konfirmuar, por edhe është thelluar.

U shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin ndërparlamentar. U theksua se komunikimi ndërmjet trupave të punës dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim është shumë i rëndësishëm, duke qenë se vendi ynë ka përcaktim të vendosur për të intensifikuar procesin e reformave, i cili është i rëndësishëm edhe për rrugën tonë të integrimit evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu