Sulmi në Vrapçisht cilësohet si prishje e rendit, Shabani kërkom rikualifikim

Deri më tani nuk është ngritur ndonjë aktakuzë për ndonjë vepër penale ndaj dy personave me iniciale D.P (33) dhe D.V.(42), që më 10 shtator u arrestuan në komunë e Vrapçishtit pasi me shufra hekuri qëndronin në hapësirat e komunës, e që sipas SPB-së Tetovë, e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

“Ata brenda objektit të komunës e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike dhe të njëjtit nuk u bindën urdhrave të zyrtarëve policorë, të dënueshme sipas nenit 14 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe lidhur me këtë kundër tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse. Për ngjarjet tjera që kanë të bëjnë me kishën “Shën Petka” ju lutemi të drejtoheni në Prokurorinë Themelore Publike – Gostivar”, thotë SPB Tetovë.

Mos procedimin penal, kryetari i Vrapçishtit Isen Shabani e quan jo të drejtë dhe kërkon që shteti të veprojë ndaj akteve që, sipas Shabanit, ishin terroriste, pasi sulmuesit, nën kërcënimin e shufrave, i mbajtën të ngujuar zyrtarët komunalë.

“Dua të apeloj nëpërmjet mediumeve deri tek policia dhe prokuroria që edhe njëherë të ri kualifikojnë lëndën dhe nëse ata pendohen para organeve të drejtësisë jemi dhe ne për të falur jo për të dënuar”, tha krytari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.

Me një komunikatë doli edhe Dioqeza Tetovë-Gostivar nga ku pohojnë se janë takuar me kryetarin e komunës dhe presin zgjidhje ligjore për kishën në Toplicë.

“Nxitja e dialogut të sinqertë për të gjitha çështjet e hapura mund të parandalojë dhe tejkalojë çdo problem. (…) Apelojmë për durim, maturi dhe përkushtim për paqe dhe respektim të ndërsjellë, që të ndërtojmë shoqëri në harmoni me vlera të vërteta. Dioqeza Tetovë-Gostivar fuqishëm mbështet sundimin e ligjit dhe në këtë drejtim mbetet e hapur për gjetjen e zgjidhjeve për çdo problem në rrugë ligjore”, thotë Dioqeza Tetovë-Gostivar

Më 9 shtator inspektorati komunal ndërpreu punimet në kishin në Toplicë, në të cilën disa qytetar nga Gostivari kishin shkuar për të zgjeruar oborrin. Një ditë më pas në formë protesta këta qytetarë, hynë në komunën e Vrapçishit dhe për rreth tre orë bllokuan kryetarin e komunës dhe administratën, të cilët nuk mund të dilnin nga zyrat. Më pas dy nga protestuesit u arrestuan nga policia, por disa orë më pas u lanë të lirë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e popullit serb, duke vlerësuar...

Erdogan falënderon Trump për armëpushimin dhe paralajmëron monitorim të afërt të marrëveshjes

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur falënderimet e tij të veçanta për presidentin amerikan, Donald Trump, për “vullnetin politik të nevojshëm” që nxiti...

Ja pamjet se si u arrestua ish-punëtori i UDB-së, Fatmir Sheholli (VIDEO)

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. “Pas...

Çfarë dimë për ‘fazën e parë’ të marrëveshjes së paqes në Gaza

Udhëheqësit botërorë u kanë kërkuar palëve që t'i përmbahen marrëveshjes Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë me dije se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë...

Arrestohet Fatmir Sheholli, dyshohet për spiunazh

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme paralajmëron ndjekje pa kompromis të të gjithë agjentëve që veprojnë kundër Kosovës. Policia e Kosovës ka arrestuar ish-drejtorin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu