“Sulmi më i madh me raketa”, Hezbollah godet Izraelin

Hezbollahu goditi Haifën (qytet në Izrael) me raketa të marten. Sipas The Guardian, ky është sulmi më i rëndë deri tani në qytetin izraelit.

Grupi terrorist libanez donte të tregonte se aftësitë e tij ushtarake “janë të mira” pavarësisht sulmeve shkatërruese të IDF gjatë javëve të fundit.

Më shumë se 100 raketa u hodhën në qytet brenda gjysmë ore rreth mesditës. Shumica e raketave u kapën nga sistemi Iron Dome, megjithëse disa kaluan, duke shpërthyer në periferi të Haifës, Kiryat Yam dhe Kiryat Motzkin, thanë shërbimet e sigurisë.

Një grua rreth të 70-tave u plagos në krah nga rrëzimi i copëzave, ndërsa disa shtëpi u dëmtuan, tha policia, duke u bërë thirrje banorëve të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e urgjencës dhe të strehohen kur bien sirenat.

Ushtria tha se nuk kishte asnjë ndryshim në udhëzimet për civilët në këtë fazë.

Sulmet erdhën pasi IDF njoftoi se po kryente sulme kundër objektivave të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit. Ai nuk dha menjëherë detaje të mëtejshme.

Nënkryetari i Hezbollahut Naim Qassem, një nga anëtarët e fundit të mbijetuar të lidershipit të lartë të grupit, këmbënguli sot se aftësitë ushtarake të Hezbollahut ishin të paprekura dhe se ai kishte shtuar raketat e tij ndaj Izraelit.

“Ne po gjuajmë qindra raketa dhe dhjetëra dronë. Një numër i madh vendbanimesh dhe qytetesh janë nën zjarrin e rezistencës”, tha Qassem në një video.

“Aftësitë tona janë të mira dhe luftëtarët tanë janë të vendosur përgjatë vijës së frontit.”

Ai tha se udhëheqja e lartë e Hezbollahut po drejtonte luftën dhe se komandantët e vrarë nga Izraeli ishin zëvendësuar.

“Ne nuk kemi poste të lira,” shtoi ai.

Ai tha se Hezbollahu do të emërojë një udhëheqës të ri për të pasuar Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në një bunker në Bejrut muajin e kaluar, “por rrethanat janë të vështira për shkak të luftës”.

Qassem pretendoi se forcat izraelite nuk kanë qenë në gjendje të përparojnë pasi kanë nisur një inkursion tokësor në Liban javën e kaluar.

Qassem pohoi se në vend që banorët të kthehen, edhe më shumë izraelitë do të zhvendosen nga luftimet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zjarri afër Bllacës nuk është shuar ende, 7 zjarre aktive në RMV

Në Maqedoninë e Veriut janë shtatë zjarre aktive mes të cilëve edhe zjarri afër kufirit me Kosovën në Bllacë, shkruan Portalb.mk. Sipas Qendrës për...

Irani blen raketa kineze pas armëpushimit me Izraelin

Irani ka blerë disa bateri kineze për raketa tokë-ajër (SAM), pas konfliktit të fundit 12-ditor me Izraelin. Dorëzimi, i bërë pas armëpushimit de facto më...

Bujar Osmani para vendimit për t’u kandiduar për kryetar të Komunës së Çairit

“Po mendoj, tashmë po diskutohet për këtë edhe në parti. Çairi është një komunë shumë e rëndësishme për BDI-në dhe për Frontin, megjithatë tani...

Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon EMRIN: Ja kush e çoi në burg Rigelsin!

Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, ka reaguar menjëherë, Stresi. Në një postim në Instagram, ai ka hedhur dritë mbi ngjarjen që...

Vriten 5 ushtarë izraelitë në Gaza, 10 të tjerë plagosen

Sulmi vjen mes luftimeve të ashpra në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura Pesë ushtarë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu