Sulme kundër rebelëve Huthi, Bajden: Nuk tolerojmë sulmet në Detin e Kuq

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme ajrore dhe detare ndaj objektivave ushtarake të grupit rebel Huthi në Jemen si përgjigje ndaj sulmeve të tyre kundër anijeve tregtare amerikane dhe ndërkombëtare në Detin e Kuq, tha Komanda Qendrore e SHBA-së. Sulmet u kryen me mbështetjen e Australisë, Kanadasë, Holandës dhe Bahreinit. Presidenti amerikan, Xho Bajden tha se sulmet kishin për qëllim të demonstronin se SHBA-ja dhe aleatët e saj “nuk do të tolerojnë” sulmet e pandërprera të grupit militant në Detin e Kuq.

“Në drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së – së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës – kryen me sukses sulme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Huthi për të rrezikuar lirinë e lundrimi në një nga rrugët ujore më vitale në botë. Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të grupit Huthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq – duke përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, ka theksuar Bajden.

Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 2.000 anije ishin detyruar të bënin devijime prej mijëra kilometrash për të shmangur Detin e Kuq për shkak të akteve të rebelëve Huthi që prekën më shumë se 50 vende. Gjithashtu tha se ekuipazhet nga më shumë se 20 vende ose u morën peng ose u kërcënuan nga grabitësit Huthi. Zëdhënësi i rebelëve Houthi, Yahya Sare tha se 73 sulme goditën pesë rajone të Jemenit nën kontrollin e tyre, duke vrarë pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë. Ai nuk dha detaje se kush mbeti i vdekur.

“Armiku amerikan dhe britanik bartin përgjegjësinë e plotë për agresionin e tyre ndaj popullit tonë jemenas, i cili nuk do të kalojë pa një dënim. Forcat e armatosura të Jemenit nuk do të ngurrojnë të vënë në shënjestër burimet e kërcënimit së bashku me të gjitha objektivat në tokë dhe në det në mbrojtje të Jemenit, sovranitetit dhe pavarësisë së tij”, tha Yahya Saree, zëdhënës i rebelëve Houthi.

Rebelët kanë thënë se synimi i tyre i lundrimit në Detin e Kuq ka për qëllim të tregojë mbështetjen e grupit për palestinezët dhe Hamasin. Rusia dhe Irani, mbështetësi kryesor të rebelëve Huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se ato do të sillnin turbulenca të mëtejshme në Lindjen e Mesme. Huthit e Jemenit, të lidhur me Iranin, po luajnë një rol përshkallëzues në konfliktin në Lindjen e Mesme, duke sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke gjuajtur raketa e duke kryer sulme me dronë ndaj Izraelit, në një fushatë që ata thonë se synon të mbështesë palestinezët në luftën në Gazë. Roli i rebelëve Huthi ka shtuar rreziqet rajonale të konfliktit, duke vënë në rrezik linjat detare përmes së cilave transportohet shumica e naftës së botës dhe ka rritur shqetësimet në mesin e shteteve në Detin e Kuq, përderisa raketat dhe dronët e rebelëve Huthi fluturojnë drejt Izraelit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kandidati i “pavarur”, por i shoqëruar me komitë!

Kandidati i "pavarur", por i shoqëruar me komitë! A është ky kandidati i "pavarur" apo kandidati i deleguar nga Mickua për kryekomunar në Strugës, biznesmeni...

Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641...

Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në...

Meloni: Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj kishës sonë janë të papranueshme

Një bastisje izraelite në Rripin e Gazës ka goditur Kishën e Familjes së Shenjtë. Përveç kryeministres, fjalë dënimi erdhën edhe nga ministri i Jashtëm Tajani. “Sulmet...

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu