Struga ju takon shqiptarëve/Lloga: Fronti Europian fitues, së shpejti emri

Edhe pse zgjedhjet lokale janë në tetor të këtij viti, kalkulimet kanë nisur të bëhen si nga Fronti Europian edhe nga VLEN dhe VMRO. Por këto zgjedhje do të jenë më ndryshe nga zgjedhjet e kaluara sepse VMRO siç duket ia ka hedhur syrin njërës komunë shqiptare Kërçovën ose Strugën.

Fronti Europian nuk do të garojë më me Ramiz Merkon e as me Jeton Shaqirin kështu u bë me dije mes një takimi kokë më kokë mes Ali Ahmetit dhe kryetarit të komunës së Strugës Merko.

Pas këtyre përplasjeve që mund të krijohen në BDI, dhe pafuqisë së VLEN-it në Strugë, a mund të fitojë VMRO-ja?

Në lidhje me këtë përgjigje, ish ministri i Drejtësisë që vjen nga Struga Krenar Lloga ka hedhur poshtë këto pretendime se mund të fitojë Strugën një kandidat i VMRO-së. Ai thotë se që nga 2005 Struga ju takon shqiptarëve.

“Për Strugën, që nga 2005-ta, ajo dilemë është zgjidhur. Përndryshe, fituesi veçse dihet dhe i takon Frontit Europian. Emrin do ta bëjë publik koalicioni” ka shkruar ish ministri i Drejtësisë nga ASH-ja, Krenar Lloga.

Ndryshe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko është në listën e zezë amerikane dhe i ndalohet kandidimi i tij për Strugën./TS/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të...

Mickoski: Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar

Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të...

Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar...

Faton Ahmeti: Urime Nerovë respekte ambasador Denion Meidani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e problemit me shkollën e...

Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu