Statistikat që tronditin: 641 ndarje në 5 muaj – po shkatërrohet familja?

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nga janari deri në maj të këtij viti janë regjistruar plot 641 raste të shkurorëzimeve, që do të thotë se mbi 600 çifte kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

Vetëm gjatë muajit maj janë regjistruar 113 raste, megjithatë kjo shifër përfaqëson një rënie prej 19% krahasuar me muajin prill, thuhet në raportin zyrtar të ASK-së.

“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Maj janë 113 raste, krahasuar me muajin Prill kemi rënie të numrit të çifteve të shkurorëzuara për (-19%)”, theksohet në të dhënat statistikore.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve të shkurorëzimeve në muajin maj, Prizreni kryeson me 16 raste, i ndjekur nga Peja me 15 raste, Mitrovica dhe Istogu me nga 7 raste dhe qytete të tjera me shifra më të ulëta.

Ky trend ngre pyetje serioze mbi faktorët që po ndikojnë në rritjen e ndarjeve bashkëshortore në vend – një temë që mbetet hapur për debat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Hallakamë’ e madhe në Mitrovicë: Çka ndodhi dhe pse u ndalua numërimi i votave?

Hallakamë e madhe ka qenë mbrëmë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në...

‘Hallakamë’ e madhe në Mitrovicë: Çka ndodhi dhe pse u ndalua numërimi i votave?

Hallakamë e madhe ka qenë mbrëmë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në...

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu