Spiropali godet ashpër thirrjet raciste në RMV: E turpshme! Të mos tolerohet më urrejtja ndaj shqiptarëve!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli u dëgjuan thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve. Ajo e cilësoi këtë akt si të papranueshëm dhe theksoi se është një kujtesë e qartë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe me respekt të ndërsjellë kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë.

Në deklaratën e saj, Spiropali shprehu shqetësimin e thellë për gjuhën e urrejtjes që, sipas saj, nxit dhunë, konflikt etnik dhe racizëm, dhe që nuk duhet të ketë vend në asnjë hapësirë publike – aq më pak në sport. Ajo kujtoi se sporti ka për mision të bashkojë njerëzit, të promovojë bashkëpunimin, lojën e ndershme dhe respektin ndaj tjetrit, dhe jo të shndërrohet në një arenë urrejtjeje.

Kryeparlamentarja shqiptare vlerësoi reagimin fillestar të institucioneve të Maqedonisë së Veriut pas incidentit, por njëkohësisht kërkoi që zyrtarët më të lartë të shtetit të shprehen qartë dhe fort kundër kësaj gjuhe të rrezikshme, për të mos lënë hapësirë për përsëritje apo nxitje të mëtejshme të urrejtjes.

Spiropali theksoi se bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut nuk është vetëm një parim, por një vlerë e përbashkët që duhet ruajtur dhe kultivuar si pjesë e përkushtimit të përbashkët për integrimin europian. Sipas saj, kjo nuk mund të arrihet me heshtje apo tolerim të gjuhës përjashtuese, por vetëm përmes reagimit të qartë, sjelljes së përgjegjshme dhe shembullit personal të liderëve politikë dhe institucionalë.

Në përfundim, Elisa Spiropali u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët mbeten të palëkundur në promovimin e një bashkëjetese model, larg ndasive etnike dhe gjuhës së urrejtjes, duke u pozicionuar gjithmonë në anën e respektit, barazisë dhe vlerave demokratike që e udhëheqin rajonin drejt së ardhmes europiane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu