Specialja pranon prova kundër krerëve të UÇK-së nga departamenti serb i sigurisë shtetërore

Një grumbull i madh me prova u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, në momentet e fundit, para se t’i përmbyllej afati për paraqitjen e rastit të saj ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e shumë materialeve, ka edhe dokumente nga institucionet e Beogradit zyrtar. Gjyqtarët e Speciales i pranuan ato në procesin gjyqësor. Nacionale sjell detaje.

Dokumente të lëshuara nga departamenti serb i sigurisë shtetërore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP). Nga Komanda e ashtuquajtur e përbashkët për “Kosovën dhe Metohinë”. Të gjitha këto prova me vulë të institucioneve të ndryshme të Beogradit zyrtar, do të rëndojnë mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Силна потенција дури и по 70 години! Рецептот е едноставен
Testoy
Ky është vendimi që e kanë marrë gjyqtarët e Speciales, duke aprovuar në masë të madhe kërkesën e Prokurorisë së Specializuar, për pranimin e provave të fundit në gjykim.

Në vendimin që e ka parë Nacionale, në mesin e dokumenteve, është një që mban vulën e departamentit të sigurisë shtetërore në Serbisë.

“Lidhur me Raportet Serbe, Paneli vëren se Provat e Propozuara 17, 18, 20, 23, 24, 26, 28-30, 33-36, 40-41, 48 dhe 49 janë të datuara, të vulosura, mbajnë një titull dhe një numër protokolli ose reference, dhe tregojnë klasifikimin e tyre. Për më tepër, ato ose janë të nënshkruara ose identifikojnë autoritetin përkatës lëshues. Paneli vëren më tej se Prova e Propozuar 39 është e datuar dhe mban një titull “Departamenti i Sigurisë Shtetërore”. Paneli vëren gjithashtu pretendimet e ZPS-së se përmbajtja e Provës së Propozuar 39 përputhet, pjesërisht, me informacionin e përfshirë në prova të tjera në dosje. Për më tepër, Provat e Propozuara 43-45 janë të datuara, tregojnë klasifikimin e dokumenteve dhe mbajnë një numër protokolli. Përveç kësaj, Prova e Propozuar 45 është e nënshkruar. Lidhur me Provën e Propozuar 51, Paneli vëren se ajo përbëhet nga [REDAKTUAR]. Për këto arsye, Paneli është i bindur se Raportet Serbe janë prima facie autentike”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale.

Një numër provash që u pranuan në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, janë dokumente të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi (MUP).

“Duke iu kthyer Dokumenteve të Ndryshme Serbe, Paneli vëren se Provat e Propozuara 21, 25, 32 dhe 64 janë të datuara, mbajnë një numër reference dhe një mbishkrim nga Ministria e Brendshme Serbe, dhe identifikojnë autoritetet përkatëse lëshuese. Prova e Propozuar 32 është gjithashtu e vulosur dhe mban nënshkrimet e individëve që kanë marrë dokumentin. Përveç kësaj, Prova e Propozuar 46 mban një mbishkrim nga Ministria e Brendshme Serbe dhe tregon një datë dhe vend të lëshimit”, thuhet më tutje në dokument, raporton Nacionale.

Tjera dokumente, janë disa shënime të mbajtura në takimet e Komandës së ashtuquajtur të përbashkët për “Kosovën dhe Metohinë”. Kjo e ashtuquajtur komandë, kishte synim në kohën e luftës, planifikimin e operacioneve kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe e akuzuar nga Tribunali i Hagës për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, me referencën “Kosova e Metohija”, të gjitha këto, janë pranuar si dëshmi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

“Për më tepër, në lidhje me Provën e Propozuar 47, Paneli vëren se: (i) faqet 03085485-03085513, 03085559-03085561, 03085564-03085565, 03085568-03085569, 03085572-03085575, 03085583-03085585, dhe 03085588-03085589 përmbajnë shënime në fletore me shënime mbi takimet e Komandës së Përbashkët të Kosovës dhe Metohisë, të cilat përfshijnë datat e zhvillimit të takimeve përkatëse, si dhe emrat e disa prej pjesëmarrësve në këto takime; dhe (ii) faqja 03085476 përmban faqen e parë të fletores. Për këto arsye, Paneli është i bindur se Dokumentet e Ndryshme Serbe janë prima facie autentike”, thuhet në vendim.

Prova të tjera të pranuara, përveç këtyre nga institucionet e Serbisë, përbëjnë artikuj të ndryshëm në media, libra, dokumente, që sipas gjyqtarëve, janë të rëndësishme pasi dëshmojnë për strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lidhur me rëndësinë e Provave të Propozuara 1-76, Paneli vëren parashtrimet e ZPS-së se ato lidhen me: (i) rolin dhe autoritetin e të Akuzuarve brenda UÇK-së dhe/ose Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (“PGoK”); 51 (ii) strukturën dhe organizimin e UÇK-së; 52 (iii) krime të caktuara të akuzuara në Aktakuzë; 53 (iv) krijimin dhe funksionimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (“SHP”); 54 (v) themelimi dhe funksionimi i PGoK-ut (qeverisë së përkohshme) dhe (vi) ekzistenca e një konflikti të armatosur dhe operacionet ushtarake përkatëse të UÇK-së. Më konkretisht, Paneli vëren se: (i) Provat e Propozuara 4-7, 10, 12-15,57 25, 31, 33,58 34, 37, 39, 40, 43-48, 53, 62, 63,59 66-69 dhe 76 përbëhen nga artikuj mediatikë nga shërbime të ndryshme transmetimi dhe mediatike që përmbajnë intervista me të Akuzuarit, duke diskutuar autoritetin, rolet dhe pozicionet e tyre brenda PGoK-ut ose SHP-së së UÇK-së, ose duke raportuar mbi deklaratat publike të bëra prej tyre mbi çështje diplomatike ose politike bashkëkohore”, thuhet në dokument.

U pranuan edhe disa video-klipe që përmbajtnë intervista me anëtarë të UÇK-së, për rolin dhe strukturën komanduese.

“Provat e Propozuara 80, 88 dhe 95 përbëhen nga një artikull dhe klipe video që kanë të bëjnë me krime të caktuara që dyshohet se janë kryer nga anëtarë të UÇK-së në prill 1998, mars 1999 dhe qershor 1999; dhe (iii) Provat e Propozuara 81, 83, 87, 101, 96 dhe 97 përbëhen nga një artikull dhe klipe video që përmbajnë intervista të anëtarëve të supozuar të UÇK-së dhe raporte lajmesh që lidhen me hierarkinë, strukturën dhe organizimin e UÇK-së”, thuhet më tutje.

Prova të tjera janë libra të botuar nga Jakup Krasniqi, artikuj të ndryshëm, dorëshkrime, madje edhe një intervistë e Kadri Veselit me gazetarin Baton Haxhiu.

Pranimin e këtyre provave e kishte kundërshtuar mbrojtja e krerëve të UÇK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu