SPB Tetovë për festën e Kurban Bajramit: do të sanksionohet therja dhe shitja e kafshëve në pronat publike

Në prag të festës së Kurban Bajramit, zyrtarët policorë nga Sektori për parandalim të SPB Tetovë në periudhën e ardhshme do të mbajnë disa takime pune me sektorin civil, në drejtim të kremtimit të qetë dhe të sigurt të kësaj feste fetare.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se sot zyrtarët policorë nga Sektori për parandalim konform planit të masave dhe aktiviteteve për mbulimin e zonës nga SPB Tetovë, si dhe Aneks planin e përgatitur nga Departamenti i Policisë lidhur me masat dhe aktivitetet për mbulimi i zonës së SPB Tetovë, me rastin e festës fetare të Kurban Bajramit, patën takim me përgjegjësin e BFI-së – Myftiun e Tetovës Qani Nesimi, në ambientet e BFI-Myftinisë Tetovë.

“Qëllimi i takimit ishte parandalimi dhe sanksionimi i shitjes së kafshëve pa dokumentacion përkatës dhe therja e tyre në tokat publike, si dhe menaxhimi i mbetjeve nga mbetjet dhe shmangia e problemeve shëndetësore dhe mjedisore”.

“Në prag të festës së Kurban Bajramit, apelojmë besimtarët e besimit islam që të respektojnë rekomandimet për trajtimin e duhur të eshtrave për të shmangur problemet e mundshme shëndetësore dhe mjedisore”, thonë nga SPB Tetovë. Ndryshe, Kurban Bajrami këtë vit do të festohet të dielën (16 qershor) ndërsa do të jetë ditë pushimi për besimtarët myslimanë./Nistori/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu