Sot fillon samiti i NATO-s në Uashington, shënohet 75-vjetori i formimit të Aleancës, pjesëmarrës edhe nga RMV-ja

Nga sot deri të enjten në Uashington do të mbahet samiti i NATO-s me rastin e 75-vjetorit të formimit të aleancës ushtarake. Temat kryesore të samitit të NATO-s të këtij viti janë sigurimi i mbështetjes së besueshme dhe të qëndrueshme për Ukrainën, planet për të penguar anëtarët e Paktit dhe forcimi i industrisë dhe investimeve të mbrojtjes dhe forcimi i partneriteteve globale, transmeton Portalb.mk.

Në samit merr pjesë edhe një delegacion shtetëror i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski. Në delegacion janë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Edhe kryeparlamentari Afrim Gashi do të marrë pjesë në Samitin Parlamentar të NATO-s.

Samiti organizohet nga Asambleja Parlamentare e Aleancës dhe do të mbahet sot, ndërsa përveç Kryetarit të Kuvendit të RMV-së, janë të ftuar edhe kryetarët e parlamenteve dhe shefat e delegacioneve në AP të NATO-s nga të gjitha vendet e tjera anëtare.

Gashi do të ketë fjalim. Në këtë Samit merr pjesë edhe deputeti Mile Taleski si ushtrues detyre kryetar i Delegacionit të Kuvendit të RMV-së në AP të NATO-s.

“Gjatë vizitës në Uashington janë planifikuar disa takime bilaterale të Kryetarit Gashi me burrështetas të huaj dhe përfaqësues të lartë amerikanë. Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në AP të NATO-s është organizator i Samitit Parlamentar, ku do të mblidhen liderët e parlamenteve nga 32 vende anëtare, si dhe nga Ukraina. Është paralajmëruar pjesëmarrja e 23 kryetarëve të parlamenteve. Ky takim i nivelit të lartë duhet të tregojë rëndësinë e dimensionit parlamentar të Aleancës dhe t’i nxjerrë në pah qëndrimet e parlamenteve aleate mbi prioritetet kryesore”, njoftuan nga Parlamenti.

Ndërkohë në margjinat e samitit, siç tha kryeministri, janë planifikuar takime të shumta dypalëshe.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar nga qeveria nëse kryeministri do të zhvillojë takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, i cili do të ishte i pari pas reagimeve të ashpra të Athinës për përdorimin e emrit të shtetit nga ana e kreut të shtetit në vend. Nga partia e Mitskoskit njoftuan se për momentin nuk ka informacione për takim të mundshëm bilateral me Mitsotakis, por theksuan se tubimet ndërkombëtare janë vende ku zhvillohet diplomacia moderne.

Zëdhënësi i qeverisë greke, ndërkaq, dje tha se nuk është planifikuar takim i kryeministrave Hristijan Mitskoski dhe Kyriakos Mitsotakis.

LEXO: Nuk është i planifikuar, por mund të ndodhë një takim Mitsotakis-Mickoski në Samitin e NATO-s
Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tri tema kryesore, transmeton Radio Evropa e Lirë..

E para është forcimi i mbrojtjes. Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, prioriteti kryesor i NATO-s ka qenë forcimi i mbrojtjes për të shmangur luftën. Kjo agjendë është transformuar dy vjet më parë, pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Erdoğan: Do të vijë dita e drejtësisë për vëllezërit dhe motrat palestineze që vriten çdo ditë para kamerave

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se ata që janë përgjegjës për vrasjet e palestinezëve do të përballen me drejtësinë. Gjatë...

Në Gjermani hapet fabrika më e madhe e municionit… !

Kompania gjermane e industrisë së mbrojtjes, Rheinmetall AG, ka hapur zyrtarisht fabrikën më të madhe për prodhimin e municioneve në Evropë. Kjo fabrikë gjendet...

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

Nga Matt Wilson, BBC Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për...

VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje

VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një komunikate porosit kandidatin e BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani që në vend të statuseve në Facebook që nxisin urrejtje...

Reagon babai i Jozit pas shpërthimit me tritol, i thotë këto fjalë

Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e Fushë-Kuqes mëngjesin e 26...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu