Sot fillon provimi i maturës shtetërore, do të testohen mbi 15.000 nxënës

Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm sot do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij vitit – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët.

Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), për maturën shtetëtore të këtij viti janë regjistruar 15.004 kandidatë. Prej tyre, 8.816 nxënës janë nga shkollat ​​e mesme profesionale, 5.966 nga gjimnazet dhe 222 nga shkollat ​​artistike.

Për provimin e parë ekstern të sotëm, janë regjistruar 9969 nxënës për gjuhën maqedonase, 4339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke dhe 10 nxënës për gjuhën serbe.

Provimi i dytë ekstern i maturës shtetërore, i cili është zgjedhor, do të zhvillohet më 11 qershor. Ashtu si në vitet e kaluara, edhe në këtë maturë shtetërore numri më i madh kanë zgjedhur provimin e gjuhës angleze (13.457 nxënës).

Për testin e matematikës janë regjistruar 1246 nxënës, 73 do t’i nënshtrohen testit të gjuhës gjermane, 24 – gjuhë frënge, 62 – estetikë. Për testin e filozofisë ka shtatë kandidatë, katër për gjuhë ruse dhe tre për gjuhë italiane.

Për të mbikëqyrur procesin e provimit, QSHP edhe këtë vit do të angazhojë rreth 2.000 testues.

Provimet do të zhvillohen në shkolla nëse ato plotësojnë kushtet në përputhje me Rregulloren për rrganizimin e maturës shtetërore, e për nxënësit nga shkollat ​​që nuk kanë kushte të tilla, është siguruar hapësirë ​​në amfiteatrot e fakulteteve. QSHP në ueb faqe i ka publikuar vendet për dhënien e provimit të maturës shtetërore në afatin e qërshorit.

Në prag të provimeve eksterne dhe si pjesë e përgatitjeve për provimin përfundimtar – QSHP ka publikuar së fundmi teste nga vitet e kaluara së bashku me përgjigjet e sakta, të cilat ndihmojnë maturantët si material përgatitor. Përveç provimeve eksterne pjesë e provimit shtetëror të maturës janë dy provime interne dhe një detyrë projekti.

Maturantët të cilët në qërshor nuk do të kalojnë provimin e maturës shtetëtore ose jo në tërësi, do të mund t’i nënshtrohen përsëri në sesionin e gushtit – më 12 gusht është provimi në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi, ndërsa më 12 gusht është provimi zgjedhor ekstern (matematikë, gjuhë angleze, gjuhë frënge, gjuhë gjermane, gjuhë ruse, gjuhë italiane, filozofi, estetikë). ls/

Vitin e kaluar, 2023/2024, nota mesatare nga provimi i maturës shtetërore ishte 3,25, në vitin 2023 ishte 3,65, në vitin 2022 nota mesatare nga provimet në të gjitha lëndët ishte 3,78 dhe 3,61 në vitin 2021.

Provimi shtetëror i maturës në sistemin tonë arsimor zhvillohet që nga viti 2007, në sesionet e provimeve të qershorit dhe gushtit. E vetmja herë që nuk u organizua ishte në fund të vitit shkollor 2019/2020 për shkak të Kovid-pandemisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E pabesueshme! Mënyra gjeniale se si Ukraina goditi bazën ajrore ruse 1800 km larg! (VIDEO)

Ushtria ukrainase ka goditur me dronë një bazë ajrore ruse plot 1800 kilometra larg duke shkaktuar dëme të konsiderueshme me dhjetra avionë të shkatërruar. Siç...

Rritet në mbi 54.400 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 54.418 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton...

Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

Një ditë para bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim që planifikohen të zhvillohen në Stamboll, nga Rusia njoftohet për disa incidente. Në orët e...

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që Shtëpia e Bardhë tha se është “e pranueshme” dhe është “në...

Mickoski: Prokuroria dhe MPB të veprojë mbi provat e Arsovskës

Kryeministri Hristijan Mickoski mendon se Prokuroria duhet të veprojë mbi provat që dje i dorëzoi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me legalizime të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu