Snopçe: VLEN flen, vendimet antishqiptare kalojnë në heshtje

Halil Snopçe, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN, duke i akuzuar për mungesë reagimi dhe guximi politik në prag të zgjedhjeve lokale dhe pas një vendimi të rëndësishëm të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë të shpërndarë sot, Snopçe rikujtoi se kanë kaluar plot 25 ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili anuloi metodologjinë që ndante qytetarët në rezidentë dhe jorezidentë, por sipas tij, “VLEN ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të reflektuar këtë vendim në vendimet qeveritare.”

“Si duket, VLENI ende po FLEN,” u shpreh Snopçe në deklaratën e tij.

Deputeti i ASH gjithashtu ngriti alarmin për mungesën e reagimit lidhur me vendimin e qeverisë për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunalë, vendim që sipas tij prek më së shumti komunat shqiptare.

“Pas afërsisht dy javëve do të shpallen zgjedhjet lokale dhe VLEN ende nuk kërkon që të anulohet vendimi i qeverisë për zvogëlimin drastik të numrit të këshilltarëve”, theksoi ai.

Snopçe u bëri thirrje ministrave të VLEN që të reagojnë në mbledhjen e nesërme të qeverisë dhe të kërkojnë rikthimin e ndarjes së vjetër për numrin e këshilltarëve, duke i kujtuar se kjo kërkon vetëm “pak guxim përballë kryeministrit Mickoski”.

Në fund të deklaratës, ai iu referua edhe një videoje ku shihet duke reaguar pas refuzimit të kryeministrit për t’iu përgjigjur pyetjes së tij në Kuvend mbi këtë çështje. Flaka

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu