Skandal bastesh në Turqi, mediat: Pjesë e skemës mafioze edhe klube nga Maqeodnia dhe Shqipëria

Një skandal i madh është duke u hetuar nga prokurorët në Turqi, ku bëhet fjalë për bastet sportive dhe ndeshje të manipuluara.

Sipas medias turke “Mynet” prorkurorët po hetojnë një grup të strukturuar kriminal i cili akuzohet për pastrim parash, baste të paligjshme si dhe trukim të ndeshjeve të futbollit.

“Mynet” shkruan se grupi kriminal akuzohet se përmes parave ka ndikuar në maipulimin e ndeshjeve në disa klube ballkanike si dhe në Gjeorgji.

Po sipas “Mynet” në këtë skandal janë përfshirë edhe emra të njohur në Turqi si këngëtari Serdat Ortac, prezantuesi Mehmet Ali Erbil por sidomos ish-futbollisti Batuhan Karadeniz.

Ortac dhe Erbil janë duke u hetuar në gjendje të lirë, ndërsa Karadeniz thuhet se ëhstë arratisur jashtë vendit.

Si funksionte skema

Përmes personave VIP organizata kriminale reklamonte faqet e paligjshme të basteve, duke ju dhënë mundësi shumë qyterarëve që të luanin online. Roli i VIP-ave ishte që në rrjetet e tyre sociale të reklamonin kompanitë e paligjshme duke “thithur” sa më shumë klientë. Për reklamën në rrjete sociale VIP-at paguheshin me shumë të mëdha nga grupet kriminale. Po sipas mediave turke dyshohet se paratë e marra në mënyrë të paligjshme nga ana e grupeve kriminale rihidheshin në treg për tu pastruar nga ana e vetë VIP-ave, edhe pse roli i tyre vijon të hetohet.

“Mynet” thekson se reklamimi i këtyre kompanive online nga persona të famshëm, është bërë kundrejt pagesave jashtëzakonisht të larta, deri në 1 milion dollarë për një numër të caktuar postimesh rreth tyre. Pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera rreth këtyre gupeve dhe se si kanë organizuara bastet ilegale apo deri ku është shtrirë ndikimi i tyre në Turqi dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Përfshirja e klubeve shqiptare dhe ballkanase në baste

Sipas “Mynet” në skemën e basteve janë përfshirë edhe klube nga Shqipëria, Maqedonia e veriut dhe Gjeorgjia.

Në shkrimin e ”Mynet” theksohet se organizata kriminale arrinte të blinte skuadra në Shqipëri dhe të trukonte ndeshje në mënyrë që të fitonin sa më shumë dhe bastexhinjtë të humbnin gjithmonë. /Vizionplus.tv/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu