“Situata është shumë e vështirë”, Xavi ka një mesazh për të gjithë tifozët e Barcelonës

Xavi përfitoi nga konferenca e tij për shtyp përpara ndeshjes së Barcelonës kundër Almerias për të dërguar një mesazh për tifozët e shumtë të klubit katalunas në mbarë botën. Trajneri i Barcelonës është përkujdesur t’i njoftoj tifozët e klubit me situaten e vështirë ekonomike të klubit nga Camp Nou.

“Ne do të përpiqemi të konkurrojmë kundër Real Madridit. Por unë mendoj se Cules duhet të kuptojnë se situata është shumë e vështirë në nivel ekonomik”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Kemi një situatë ekonomike që nuk ka të bëjë fare me 25 vjet më parë. Nuk jemi në të njëjtat kushte si klubet e tjera me situata shumë të favorshme ekonomike”.

“Tifozi i Barcelonës duhet ta kuptojë këtë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk duam të garojmë, por kjo është situata e Barcelonës për momentin”.

“Ne kemi nevojë për stabilitet dhe kohë, por do të përpiqemi të konkurrojmë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. Tifozët e Barçës mbetën të pakënaqur dhe të zhgënjyer kur skuadra e tyre iu nënshtrua presionit dhe nuk arriti të fitonte asnjë nga katër trofetë që ata kontestuan në fillim të sezonit. Megjithatë, futbolli është një lojë që jep shumë mundësi dhe Barça e Xavit do të ketë një tjetër shans për të korrigjuar gabimet e sezonit 2023/24.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu