Situata edhe më kritike është në malin Serta

Shiu i një dite më parë në rajonet e përfshira nga flakët, ka ndihmuar në uljen e intensitetit zjarreve, por ka akoma zjarre aktive.

Situata më kritike vazhdon të mbetet në malin Serta, ku autoritetet vendore bashkë me ndihmën e kapaciteteve të huaja për të disatën ditë me radhë po luftojnë me flakët nga toka dhe qielli. Numri një i Qendrës për Menaxhim me Krizat, është optimist se ky zjarr mund të vendoset në kontroll të plotë gjatë ditës së sotme.

“Zjarri i parë më serioz është ai në malin Serta, në pjesën mbi fshatin Dragoevo dhe fshatit Sellcë, territori i komunës së Shtipit, që për fat të keq edhe përskaj të shiut të djeshëm, nuk është ndalur….Jam optimist se ky zjarr do të vendoset nën kontroll të plotë gjatë ditës së sotme. Nëse nuk kemi sukses, kërcënohet të zgjerohet përsëri nëpër të gjithë malin Serta”, tha Stojançe Angellov, QMK.

Zjarre aktive ka edhe në territorin e komunës së Çashkës, Makedonski Brodit, Dollnenit dhe Novosellës.

“Zjarri i dytë ndodhet në territorin e komunës së Çashkës. Zjarri i tretë në fshatin Gabrovsnik, poashtu në territorin e komunës së Çashkës. Zjarri i katërt është në rajonin e Çashkës te fshati Jabollçishtë dhe fshati Drenovë….Zjarri i pestë ndodhet në territorin e komunës ‘Gradsko’….Zjarri tjetër është në territorin e komunës “Makedonski Brod” te fshati Sllatinë dhe Greshlicë, poashtu zjarr serioz”, tha Stojançe Angellov, QMK.

Angellov tha se gjatë ditës së djeshme është shmangur një shpërthim në rajonin e Velesit, ku siç njoftoi ai, flakët e zjarrit kishin arritur deri 100 metra në afërsi të cisternave me 80 tonë gaz që ndodhen në një ish fabrikë të Velesit.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit linja telefonike për raste urgjente 112 ka pranuar numër rekord të thirrjeve që nga themelimi i saj. Janë paraqitur gjithsej 3 159 raste prej të cilave rreth 60 për qind ishin reale, ndërsa rreth 40 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve dhe nuk ishin urgjente./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vriten 5 ushtarë izraelitë në Gaza, 10 të tjerë plagosen

Sulmi vjen mes luftimeve të ashpra në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura Pesë ushtarë...

Albrim Hoxha reagon, por nuk mohon: Asnjë shqiptar nuk është avancuar – faji, sipas tij, i “VLEN-it të djeshëm”

Pas publikimit të lajmit nga portali ynë, ku zbuluam se në Ministrinë e Bujqësisë nuk është avancuar asnjë shqiptar në pozita më të larta,...

Alasani paralajmëron: Ziadin Sela kandidat i Frontit Europian për Strugën

Argent Alasani ka sinjalizuar përmes një reagimi publik se Ziadin Sela do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Strugës nën siglën e Frontit...

VAZHDON TRENDI: NË MINISTRINË E MBROJTJES PUNËSOHEN 25 MAQEDONAS 🇲🇰 DHE VETËM 1 SHQIPTAR 🇦🇱

Pabarazia në institucionet shtetërore nuk ndalet. Rasti i fundit vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku nga 26 punësime të reja, 25 janë maqedonas dhe...

Fati i kulturës në duart e bixhozit – Kur bigjozi sponsorison aktivitete kultorore

Bixhozi investon në kulturë – komedi e zezë me regji institucionale. Me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të njohur austriak Johann Strauss,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu