“Sipas IML-së në Llozanë, Astrit Dehari nuk është vetëv’rarë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka cekur në kohë kronologjike “rastin e vrasjes së Astrit Deharit”, në një konferencë të mbajtur për media para Prokurorisë Speciale.

Siç thekson Kurteshi, ndaj këtij rasti, janë bërë vonesa e padrejtësi, duke mos e çuar kurrë në zbardhjen e plotë, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, ai shprehet se ekspertiza e Astrit Deharit e bërë në Llozanë ka dal se nuk ka gisht vetëvrasjeje.

Çfarë tha Sami Kurteshaj në konferencën e thirrur për aktivistin, Astrit Dehari?

Më 4 gusht ka ndodhur një sulm me predhë në Kuvendin e Kosovës, ky sulm ishte inskenim i të gjitha institucioneve, përfshirë majën e shtetit, policinë, AKI-në, prokurorinë dhe gjyqësorin, ishte inskenim për ta akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Nga 5 gushti, deri më 25 gusht, policia dhe prokuroria kanë hetuar katër persona të tjerë, që me gjasë i kanë identifikuar në sulm.

Më 29 gusht arrestohet Astrit Dehari, dhe pesë aktivistë të LVV-së, me akuzën për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës. Kjo ishte vetëm dy ditë përpara se të mbahej protesta kundër demokracionit në vitin 2016.

Natyrisht, me këtë përpjekje, policia, siç thuhet në gjuhën e popullit, me një gurë të vriten jo dy po edhe tre zogjë.

Me urdhër politik nga lart, me këtë inskenim, për përgjithësi kundër LVV-së dhe aktivistëve, kanë qenë të përfshirë AKI-ja, policia, prokuroria, gjyqësori dhe disa media, të cilat do t’i përmendim me emër.

Pas kohë pas arrestimit, vendimin për hapjen e hetimeve, kundër aktivistëve të LVV-së, e ka dhënë prokurori Abyl Rrahim Islami, që pak kohë më vonë është pensionuar.

Vendimin për arrestim e ka dhënë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Vebi Kashtanjeva, i cili po ashtu, veç pak kohë më vonë është pensionuar, sepse e ka zbatuar urdhrin nga lart.

Vrasja e Astrit Deharit ka ndodhur me 5 nëntor të 2016-ës, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Në atë kohë, menjëherë pas rastit kemi pasur një fushatë të deklarimeve të zyrtarëve të ndryshëm rreth rastit. Ishin të gjitha deklarime kontradiktore, duke filluar nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues, Policia e Kosovës, dhe në fund vet ministrja e Drejtësisë e asaj kohe, Dhurata Hoxha.

Rasti i hetimit të vdekjes së Astrit Deharit, iu ka ngarkuar atë kohë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Metush Biraj. Dhe ky ishte vetëm formalisht prokuror, dhe ishte vegël në duart e atyre institucioneve. Ky prokuror vetëm ka nënshkruar, sepse rolin kyesorë e ka luajtur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, që më vonë për këtë punë është dekoruar si prokuror i Prokurorisë Speciale, e LDK-ja e ka shpërblyer me kandidaturë për zgjedhje për Parlamentin e Kosovës.

Më 26 dhjetor 2016, ministrja e Drejtësisë në atë kohë, Dhurata Hoxha, i ka dërguar letër kryeprokurorit, përmes së cilës ajo ka kërkuar të kryen hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe ka inicuar ndjekje ndërkombëtare ndaj avokatit të rastit të Deharit, Tom Gashi, ndaj ekspertit të mjekësisë Ligjore nga Tirana, Besim Ymaj, dhe ndaj ekspertit të Mjekësisë Ligjore nga Londra, Besim Latifaj, të cilët në mënyrë të rregullt dhe ligjore, e me urdhër të prokurorit kanë marr pjesë në obduksionin e trupit të Astrit Deharit.

Sot ajo ministre është zhdukur nga faqja publike, nuk i vyen më PDK-së, e ka kryer misionin e saj, e se di kush ku gjendet.

7 muaj pas vrasjes së Astit Deharit, më 3 prill 2017, në burgun e Lipjanit vdes Naser Makolli, bashkëvuajtës i Astrit Deharit.

Në ndërkohë, një tjetër bashkëvuajtës, është zhdukur pas lirimit misterioz nga burgu, kurse bashkëvuajtësi i fundit është falur nga presidenti i Kosovës.

Familja dhe avokati i Astri Deharit kanë kërkuar hetime ndërkombëtare, por kjo gjë nuk ka ngjarë.

Zyrtarisht, Astrit Dehari nuk është marr në pyetje asnjëherë nga prokurori apo gjykatësi, kurse jozyrtarisht është e njohur, fshehtas është marr me dhjetëra herë, vetëm natën.

Pas vonesave të shumta nga Prokuroria, ajo ka çuar ekspertizën e Astrit Deahrit në Llozanë, ku atje është konstatuar se hipoteza për vetëvrasje nuk mund të merret parasysh, pra bie.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Ai në dëshminë e tij...

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Reagimi i plotë i BDI-së Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë,...

Turqia: Do ta mbështesim Katarin në çdo masë që ndërmerr ndaj Izraelit

Turqia është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje në lidhje me qëllimet ekspansioniste të Izraelit, deklaroi Hakan Fidan Ministri i Jashtëm turk,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu