Simbolet shtetërore nuk shihen në eventin ku partia Vetëvendosje promovoi qeverisjen

Kryeministri Albin Kurti ka lëvduar punën e Qeverisë së tij para bashkëpartiakëve, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Pas largimeve të disa deputetëve nga partia gjatë këtij mandati, ai u çoi mesazh ligjvënësve të ardhshëm, që t’i kenë të qarta përgjegjësitë që u kërkohen para se të garojnë nën siglën e Vetëvendosjes
Lëvizja Vetëvendosje e cila e qeveris Kosovën, të shtunën e hapi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ta partisë nën intonimin e himnit kombëtar e në mungesë të atij shtetëror. Simbolet shtetërore nuk u panë në ambientet ku u organizua mbledhja.

Para delegatëve të partisë së tij, kryeministri Albin Kurti, kryesisht e lavdëroi punën mbi trevjeçare të Qeverisë, për të cilën aktivistëve u dha instruksione se si t’i afirmojnë sukseset.

Tha se janë dhënë rezultate në ekonomi, drejtësi, demokraci e siguri.

“Ky progres demokratik nuk është realizuar pse Serbia na la të qetë, pasi ne iu nënshtruam asaj duke ia marrë Listë Serbe në koalicion, duke ia dhënë Zajednicën apo duke ia premtuar veriun e Kosovës nën petkun e shkëmbimit territorial, siç patën bërë pararendësit tanë në ekzekutiv. Përkundrazi, kërcënimet më të mëdha të sigurisë, tentimet më të rënda për destabilizim i kishim pikërisht ne. Barrikadat, tërheqjet kolektive e sulmet në veri, që të gjitha dështuan”, ka thënë Kurti.

Ai shprehu bindjen se Vetëvendosja gëzon mbështetje nga populli edhe më të thellë se ajo e 14 shkurtit të para tre vjetëve, si dhe konfirmoi se në zgjedhje do të garohet sërish me një listë të përbashkët me partinë Guxo dhe Alternativën.

Vetëvendosjes së Kurtit në Kuvend i doli telashe disa herë me deputetët, pesë nga të cilët ikën nga grupi parlamentar i saj.

Në mbledhjen e Këshillit, ai dha një mesazh për kandidatët që duan të bëhen deputetë.

“Shpresoj që kandidatët e deputetët e ardhshëm ta lexojnë situatën mirë dhe të vetëdijesohen për përgjegjësinë që e kërkojmë para se ti futen garës.. Nuk mund të fitosh në një mënyrë derisa ta realizosh një qëllim të përbashkët për ta degraduar atë në një synim individual duke braktisur mënyrën me të cilën ke fituar”, ka thënë Kurti.

Delegatëve iu drejtua edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilëve u kërkoi pjesëmarrje masive e angazhim për fitore më të thellë, me të cilën tha se sërish do ta lënë jashtë Qeverisë Listën Serbe dhe Serbinë.

“14 shkurti, me vetë faktin që populli ka votuar 51 për qind, menjëherë e ka hequr prej ekuacioni Listën Serbe populli jonë”, ka thënë Konjufca.

Gjatë fjalimeve të tyre, në këtë mbledhje të Këshillit të Partisë që do të zgjasë dy ditë, kryeministri, ministrat e deputetët, vënë fokusin te puna e Qeverisë në veriun e banuar kryesisht me serbë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Flotiljen e Greta Thunberg e kap stuhia, kthehet nga rruga për në Gaza

Flotilja e ndihmës e Greta Thunberg është detyruar të kthehet në Barcelonë më pak se 24 orë pas udhëtimit të saj për në Gaza...

Trump ndalon vizat për palestinezët, sipas NYT-së

SHBA-të pezullojnë shumicën e vizave jo-imigruese për mbajtësit e pasaportave palestineze Administrata Trump ka miratuar një pezullim gjithëpërfshirës të miratimeve të pothuajse të gjitha llojeve...

Arma 1.5 miliardë dollarëshe, Turqia prezanton “Kupolën e Çeliktë”

Turqia e ka çuar përparimin e saj ushtarak në një nivel të ri duke prezantuar sistemin e saj të brendshëm të mbrojtjes ajrore, ‘Kupola...

Morën 20.000 euro ryshfet, të akuzuarit në rastin “Geriatria” deklaruan se nuk ndihen fajtor

Dy të pandehurit për ryshfet prej 20.000 eurosh, Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti, deklaruan sot se nuk ndihen fajtorë për veprat penale që u...

Adnani i VREDI-t bën shqiponjën në tubim!

Të bësh shqiponjën me duar në Tetovë nuk do të thotë shumë pasi Tetova është komunë me shumicë shqiptare, ku bandat e komitëve nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu