Shtatë javë bojkot i nxënësve në Moranë – Prindërit kërkojnë ndarjen e shkollës periferike nga ajo qendrore

Fëmijët e tyre kanë 7 javë që po bojkotojnë mësimin.

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Moranë, vazhdojnë me këmbëngulje të kërkojnë mëvetësinë e shkollës së tyre nga ajo qendrorja në Studeniçan.

Ata konsiderojnë se i plotësojnë kushtet që shkolla të funksionojë më vete.

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, thotë se edhe ai është në anën e prindërve, mirëpo shton se duhet të gjendet metodë tjetër për të shprehur revoltën dhe jo bojkot të mësimit.

Azemi paralajmëron se nëse bojkoti vazhdon, nxënësit do të jenë të detyruar të hyjnë në provim në çdo lëndë, ose ka shanse ta humbin vitin shkollor.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, javë më parë në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se nuk ka asnjë logjikë kërkesa e prindërve për ndarjen e shkollës periferike nga ajo qendrore. Shtoi se mendon se prindërit janë të manipuluar politikisht dhe se kjo po shkon në dëm të nxënësve.

Përndryshe prindërit, në rast moszgjidhjeje, paralajmërojnë protesta edhe para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu