Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e “Severnës” janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin e komitëve në pushtet, por qysh nga fillimet e pluralizmit atëhere kur deputetët shqiptarë ngritën dolli me Presidentin shoven të asaj kohe Kiro Gligorov, me rastin e miratimit te kushtetutës antishqiptare që hoqi nga emërtimin “pakica shqiptare” nga neni kushtetues.

Ndodhën fushatat ndëshkuese policore ndaj shqiptarëve si Bit Pazari, Ladorishti, UT etj., ku shqiptarët servilë në shenjë proteste ndaj masave ndëshkuese të organeve represive, nuk dolën nga qeveritë e koalicionit, përkundrazi, partiçkat tona vazhduan bashkëjetesën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Filloi konflikti i 2001, si rezultat i pakënaqesisë dhe keqtrajtimit të shqiptarëve ndër vite, por objektivi i kryengritjes për liri dhe barazi u devijua nga komandantët renegatë dhe partiçkat politike kur nenshkruan kapitullimin me MO, e cila sanksionoi gjuhën shqipe si gjuhë e 20%, por që luftëtarëve të lirisë u thanë se fituam she tani duhet dorezuar armët!

Një tjetër përdhosje e dinjitetit shqiptar ishte perdorimi i flamujve të pakicave, që e zvoglonte flamurin shqiptar në raport me atë maqedon 3/1.
Ligji për gjuhët (që në fakt është ligj për gjuhët e pakicave dhe nuk përfshine brenda saj maqedonishten) ishte një kurth tjetër nga ana e partiçkave tona politike duke sajuar një ligj që është inferior për shqiptarët dhe nuk i barabartë me maqedonishten.

Inspektoriati për zbatimin e ligjit për gjuhët është një tallje tjetër e partiçkave tona me shqiptarët, pasi ai inspektoriat nuk ka ndëshkuar asnjë institucion publik që nuk e ka zbatuar përdorimin e gjuhës shqipe, thjesht është zyrë që nuk i shërben shqiptarëve veç djallit që ka brenda.

Pra, tri dekada me radhë partiçkat tona herë në pushtet e herë në opozitë i “dhanë besën” pushtetit se nuk do kërkojnë barazi dhe status të barabartë politik të shqiptarëve me maqedonët, por përkundrazi, do të bëhen vasale të tyre për hir të babëzitjes për para dhe një çik pushtet.

Kështu, telenovela me rrefenja të ndryshme nga partiçkat tona për gjuhën zyrtare shqipe dhe për 20% vazhdon t’i ushqej fantazinë e shqiptarëve se në mandatin e ardhëm do të hiqet nofka e turpit dhe shqiptarët do të jenë element konstituiv dhe të barabartë me maqedonët në Republikën “Severna”!

Përderisa shqiptarët do të besojnë në përrallat e pariçkave tona politike 20% do të ngelet si shpatë e Demokleut mbi kokat e shqiptarëve.

Subjektet tona politike e kanë “dhënë besën” jo në shërbim të qytetarëve shqiptarë që i besojne dhe i votojnë, por për pushtetin dhe shtetin që na trajton si nomadë pa gjuhë dhe pa identitet, si shifra te csktuara.

Përderisa, nuk kemi një subjekt politik të shqiptarëve dhe për shqiptarët, që ka guximin t’i thotë cilitdo komit apo titist të pushtetit se pa barazinë e gjuhës shqipe dhe të barazisë së shqiptarëve në demonkracinë maqedone, nuk garantojmë paterica për “državën” që të ec përpara drejt BE-së.
Fatkeqësisht një subjekt të tillë akoma nuk e kemi!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu