Kur kujdesi i shtetit shqiptar bëhet problem për shqiptarët e “ri-edukuar” politikisht

Në vend që të mirëpritet, përpjekja e shtetit shqiptar për të treguar kujdes institucional dhe diplomatik ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut po përballet me një fushatë të heshtur, por të sinkronizuar përçmimi. Objektivi i kësaj fushate nuk është ndonjë figurë e errët, por pikërisht ambasadori aktual i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani — ndoshta i vetmi përfaqësues diplomatik që, në vend të protokolleve dhe fotografive, ka zgjedhur të takojë njerëz, të dëgjojë probleme dhe të përfshihet në zgjidhjen e tyre.

Ky model i angazhimit duket se ka tronditur disa struktura që janë mësuar me një “status quo” të heshtur, ku Shqipëria ka rol ceremonial dhe jo ndikim real. E njëjta kategori që për vite me radhë ka vajtuar “heshtjen e Tiranës” tani është e para që ngrihet kundër, sapo Tirana flet. Ironike, por e shpjegueshme.

Shkaku i tensionit është i qartë: ndërhyrja morale dhe diplomatike e ambasadorit në çështje të ndjeshme, si ajo e shkollës në Nerovë, ka shqetësuar ata që janë mësuar ta përdorin fatin e shqiptarëve për pazare të ulëta partiake. Reagimet nuk janë spontane, janë politikisht të orientuara – një reflektim i qartë i ndarjeve të reja ideologjike që po thellohen brenda vetë kampit shqiptar në Maqedoni.

Në këtë realitet, po krijohet një lloj “shqiptari i ri politik”: ai që nuk ka më nevojë për Shqipërinë, që e sheh ambasadorin si pengesë e jo si ndihmë, që sulmon Tiranën për çdo fjalë, por nuk lëshon as një zë për varësinë e vet ndaj partive maqedonase.

Ky profil i “autonomit fiktiv” e sheh ndihmën nga Shqipëria si rrezik për balancën e brishtë që ka ndërtuar me patronët e vet lokalë. Prandaj dhe një ambasador aktiv – që ndjek çështjet konkrete dhe nuk i shmanget realitetit në terren – shihet si kërcënim, jo si aleat.

Për më tepër, është shqetësuese që në këtë linjë janë rreshtuar edhe individë që pretendojnë etiketa gazetarie apo analize, por që funksionojnë si zëdhënës të paemëruar të strategjive të zhbërjes kombëtare. Këta zëra nuk kritikojnë për të përmirësuar, por për të de-legjitimuar vetë idenë e përfaqësimit shqiptar institucional.

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup nuk është aty për të zgjedhur fitues të garave lokale. Ai nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e lojërave të ngushta të aleancave që lindin dhe vdesin nga marrëveshje në prapaskenë. Ai është aty për të ruajtur një lidhje themelore: atë mes shqiptarëve dhe shtetit amë.

Kjo lidhje nuk është e negociueshme. Ajo mund të bezdisë ata që kanë ndërtuar karriera mbi ndarjen, por është thelbësore për çdo shqiptar që ende e ndjen veten pjesë të një kombi, jo thjesht të një elektorati të përkohshëm.

Redaksia in7.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu