Shtetasi gjerman deportohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”

Një shtetas gjerman është dënuar me kusht dhe është deportuar nga Maqedonia e Veriut për shkak të siç thuhet gjuhës së urrejtjes. Ai kishte shfaqur dhe valëvitur flamurin e “Shqipërisë së Madhe” para ndeshjes mes Shkëndijës dhe Karabakut.

Shtetasi gjerman është dënuar me kusht dhe është dëbuar nga Maqedonia e Veriut për një incident që ndodhi para ndeshjes së futbollit ndërmjet FC Shkëndija dhe FC Karabak. Ai u akuzua sepse më 5 gusht, menjëherë para ndeshjes, me shfaqjen dhe valëvitjen e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” dhe me mbishkrimin “Autoktone”, kishte shkaktuar ndjenja urrejtjeje, përçarjeje dhe mosdurimi mbi baza etnike. Këtë e kishin vërejtur pjesëtarët e policisë, të cilët e kishin privuar nga liria.

Policia e Maqedonisë kishte paraqitur kallëzim penal, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup, në procedurë të shpejtë, i shqiptoi një dënim me kusht prej dy vjetësh burg, që nuk do të zbatohet nëse i dënuari nuk kryen ndonjë vepër penale gjatë pesë viteve të ardhshme. Njëkohësisht, pasi bëhet fjalë për një shtetas të huaj, gjykata vendosi ta dëbojë dhe t’ia ndalojë hyrjen në vend për pesë vitet e ardhshme.

Hetimi vazhdon

“MPB dhe Prokuroria Publike po vazhdojnë me veprime të koordinuara për të zbuluar dhe identifikuar autorët e veprave penale që lidhen me përhapjen e urrejtjes dhe mosdurimit të ndërlidhur me ndeshje sportive. Menjëherë pas identifikimit të autorëve, ata do të ndiqen penalisht në përputhje me kompetencat e prokurorisë,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vendimi vjen pas dy incidenteve që ndodhën në periudhën e fundit. Gjatë fundjavës ndodhi një incident me brohoritje anti-shqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë dhe Rumanisë, që u dënua ashpër në vend. Lidhur me këtë ndeshje të mbajtur më 02.08.2025 në sallën sportive në Kumanovë, disa të dyshuar janë thirrur në bisedë zyrtare në Sektorin për Punë të Brendshme në Kumanovë. Një person është ndaluar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Po zhvillohet hetim edhe për incidentet që ndodhën në ndeshjen e futbollit në arenën “Todor Proeski” në Shkup, në takimin ndërmjet FC Shkëndija dhe Karabak.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu