Shqipëria hap kapitullin e fundit drejt BE-së, ndërsa Maqedonia ngec – “Urime Shqipëri, neve na lanë në duart e injorantëve”

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se mezi pret të vijë vjeshta për të hapur kapitullin e fundit në negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, një lajm ky që ka shkaktuar reagime të ndryshme në rajon.

Në një reagim personal, Valon Bela e ka përshëndetur përparimin e Shqipërisë, por njëkohësisht ka vënë në pah stagnimin e Maqedonisë së Veriut, e cila deri vonë ishte në hap me Tiranën në rrugën drejt BE-së.

“Urime Shqipëri! Marta Kos tha se mezi pret të vijë vjeshta për të hapur kapitullin e fundit me Shqipërinë. Po po, të fundit!” – shkruan Bela.

Ai ngriti kritika të ashpra ndaj qeverisë aktuale dhe atyre që ai i quan “vlenistë”, duke i akuzuar për mungesë të kulturës institucionale dhe paaftësi për të përmbushur premtimet e bëra për integrimin evropian.

“Çfarë na solli izolimi i vlenistëve që premtuan brenda 6 muajve ndryshime kushtetuese? Çfarë na sollën këta injorantë që nuk kanë kulturë institucionale, e jo më qasje evropiane në zgjidhjen e problemeve,” – thekson ai në reagimin e tij.

Sipas Belës, Shqipëria po ecën përpara me “shpejtësi marramendëse”, ndërsa Maqedonia e Veriut po mbetet pas, për shkak të klasës politike që ai e konsideron të papërgatitur dhe të paaftë.

“Sa për këta tanët, as nuk dinë, as nuk lejojnë t’u tregosh. Ç’na gjeti me këta injorantë svlenistë,” – përfundon ai, me ironi dhe zhgënjim të thellë ndaj udhëheqjes aktuale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

KËRPUDHË E ZBULUAR NË MURËT E ÇERNOBILIT KA PËSUAR MUTACION PËR TË KONSUMUAR RREZATIMIN BËRTHAMOR!

Kërpudha që ha rrezatimin. Ajo nuk i frikësohet rrezatimit. Ajo e ha. Thellë në rrënojat e braktisura të Çernobilit, shkencëtarët zbuluan një kërpudhë të zezë që...

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović...

Ekskluzive/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në...

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu