Shokon ish presidenti amerikan, Obama: Burrat kanë nevojë për miq homoseksualë që të jenë ‘model’ për fëmijët e tyre

Ish-Presidenti Barack Obama ka shokuar opinionin publik, teksa ka inkurajuar burrat të kenë miq gej për t’u mësuar djemve të tyre “empatinë” dhe për t’u shërbyer si modele, në episodin e së mërkurës të podkastit ‘IMO’ me Michelle Obama dhe Craig Robinson.

Gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në podcastin e gruas dhe kunatit të tij, ish-presidenti diskutoi për rritjen e të rinjve “emocionalisht inteligjentë” dhe pse djemtë kanë nevojë për figura mashkullore, përveç baballarëve në jetën e tyre.

Lexo edhe:
VIDEO/ Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri
Obama kujtoi se si e shijonte vizitën e Michelle në shtëpinë e saj kur ata po takoheshin dhe sa shumë të afërm meshkuj kishte në familjen e bashkëshortes, ku secili tregonte mashkullorin në mënyrën e vet.

“Dhe kjo është një nga gjërat që mendoj se shumë herë djemtë kanë nevojë, nuk është vetëm ekspozimi ndaj një djali, një babai, pavarësisht sa i mirë është babai. Ai nuk mund të jetë gjithçka”, filloi Obama. “Dhe ai djalë mund të ketë nevojë për dikë që t’i japë djalit një perspektivë mbi babain, apo jo?”

Obama tregoi se si një nga profesorët e tij të preferuar të kolegjit ishte hapur homoseksual dhe e kritikonte ashpër, sepse “thonte gjëra injorante” kur ai filloi për herë të parë orën e mësimit.

Ish-presidenti argumentoi se burrat kanë nevojë për miq LGBTQ, për të qenë shembull i mirësisë dhe empatisë dhe për të qenë një model për fëmijët e tyre, të cilët mund të dalin hapur si gej ose jo-binarë.

“Këtë ke nevojë, për të treguar empati dhe mirësi,” vazhdoi ai. “Dhe, meqë ra fjala, ke nevojë për atë person në grupin tënd të miqve, në mënyrë që nëse ke një djalë që është gej ose jo-binar apo çfarëdo qoftë, ata të kenë dikë me të cilin mund të thonë, ‘Në rregull, nuk jam vetëm në këtë,’ apo jo? Kështu që, mendoj, kjo po krijon atë komunitet. E di që është banale, por kjo është ajo që u nevojitet.”

Obama e quajti gjithashtu “premtuese”, faktin që të rinjtë po fillojnë të kuptojnë se ka shumë mënyra të ndryshme për të qenë një “burrë i mirë, i fortë, i suksesshëm dhe i lumtur”. Megjithatë, ai shprehu kritika ndaj brezit të ri për lënien pas disa nga aspektet e mira të asaj që përmbanin “modelet e vjetra” të burrërisë, siç është kalorësia./ Fox News.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu