Shkup, është rritur numri i personave që bien pa ndjenja për shkak të motit të nxehtë

Për shkak të motit të nxehtë, urgjenca mjekësore këto ditë ka pasur një numër të shtuar të ndërhyrjeve gjatë rënieve pa ndjenja në ambiente publike. Nga Shërbimi Emergjent bëjnë të ditur se gjatë ditës kanë marrë raportime për rreth dhjetëra rënie të fikëti, transmeton Portalb.mk.

“Po bien pa ndjeja si qytetarët e rinj ashtu edhe ata të moshuar. Kemi rreth dhjetëra raportime për rënie pa ndjenja çdo ditë. A është në autobus, a është në vendin e punës”, thotë në një deklaratë për MIA-në, mjeku Rihad Rexhepi, shef i ndërrimit në Shërbimin Emergjent mjekësor në Shkup.

Sipas tij, këto ditë ka pasur rritje të thirrjeve nga personat që kanë kërkuar këshilla përmes telefonit.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë, Lilija Çolakova-Dervishova, thotë se për shkak të motit të nxehtë, këto ditë, vetëm në ordinancën e saj janë dërguar dy persona me infarkt.

“Është vërejtur që njerëzit kanë probleme, veçanërisht ata me sëmundje kronike. Apelet tona janë që ata të mos lëvizin në vapë, të mbarojnë të gjitha detyrat në orët e para të mëngjesit. Rekomandojmë ushqim shumë të lehtë, për të shmangur ngrënien në sasi të mëdha gjatë orëve të nxehta. Qytetarët duhet të pinë shumë lëngje gjatë ditës”, thotë Çolakova-Dervishova për MIA-në.

Për shkak të paralajmërimeve për temperatura jashtëzakonisht të larta, të cilat kalojnë mbi 35 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit, në periudhën nga dita e mërkurë – 10.07.2024, deri të premten – 12.07.2024, rekomandohet që grupet më të rrezikuara të popullsisë, si: të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të punojnë me orar të shkurtuar, duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 12:00, kurse në institucionet e kujdesit për fëmijët (kopshte) nuk duhet të praktikohet asnjë aktivitet fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, njoftoi ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani.

“Të gjithë qytetarëve u rekomandohet që të qëndrojnë në ambiente me kondicioner, të konsumojnë shumë lëngje, të veshin rroba të lehta dhe të ekspozohen sa më pak ndaj temperaturave të jashtme”, shkroi ai në

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu