“Shiptarqino, do të të vras”: Kërcënoi shqiptarin, kroati dënohet me burg

Një 43-vjeçar nga Zagrebi, me inicialet B. V., është dënuar me 10 muaj burg për kërcënim nga urrejtja.

Ai është akuzuar se më 10 shkurt të këtij viti në orën 12:50 në sheshin “Ban Jelaçiq” ka urinuar në një hapësirë para një lokali, dhe për këtë arsye bashkëpronari i farmacisë bimore aty pranë i është afruar dhe e ka pyetur atë çfarë po bënte.

Ai e kërcënoi pronarin me vdekje dhe e ofendoi rëndë.

“Urinoj dhe do të urinoj ku të dua, ky është qyteti im”, është përgjigjur B.V., pas së cilës A.K është munduar që ta qetësojë situatën, duke i treguar se aty pranë janë hoteli i Dubrovnikut, kafeneja e qytetit dhe një tualet publik.

Pas kësaj, sipas aktakuzës, B.V., i vetëdijshëm se A.K ishte shqiptar, për shkak të intolerancës ndaj shqiptarëve, filloi t’i bërtasë:

“Çka do? Ardhacak! Unë e di shumë mirë kush je! Shko në Kosovë, Shqipëri, shipaç i qelbur! Shiptar m***, do të q** nënën shiptare! Do të të vras sh​iptar, unë jam BBB (Bad Blue Boys – tifogrupi i Dinamos, shën.red.) dhe tani do të kesh të gjithë BBB-në pas të cilët do të të gjejnë dhe do të të vrasin shiptarçiq kundërmues”.

Pas një mori fyerjesh, A.K ka marrë celularin për të thirrur policinë, por B.V. është nisur në drejtim të tij. Pasi një grua ka dalë nga farmacia, B.V i ka thënë vazhdimisht se është “kurvë shqiptare” dhe ka vazhduar ta kërcënojë A.K. Ai e ofendoi sërish dhe e quajti “shiptar të qelbur” dhe e kërcënoi se do ta vriste.

U pendua në gjykatë

Rrëfimi i të pandehurit, pendimi, falja dhe fakti se ai ishte në gjendje të dehur ishin rrethana lehtësuese. Gjykata e konsideroi rënduese faktin se B.V. u dënua disa herë për vepra me elemente dhune.

“Jam fajtor për atë që më akuzoni dhe jam penduar. Ajo që kam bërë është një ndërthurje e rrethanave budallaqe që kanë ndodhur dhe reagimet e mia krejtësisht të panevojshme ndaj atyre rrethanave”.

“Atë ditë isha nën efektin e alkoolit dhe më 14 qershor 2023 dola nga burgu pas vuajtjes së dënimit. Pas daljes nga burgu dhe deri në këtë ngjarje kam jetuar siç duhet, nuk kam hyrë në konflikt, kam punuar, nuk kam konsumuar alkool dhe drogë… Jam munduar të rregulloj jetën time”.

“Jam shpesh në kontakt me njerëz të kombësive të tjera që merren me folklor, madje tani jam në burg me dy shqiptarë. Kërkoj falje edhe një herë për atë që kam bërë”, tha në gjykatë B.V./KlanKosova

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E pabesueshme! Mënyra gjeniale se si Ukraina goditi bazën ajrore ruse 1800 km larg! (VIDEO)

Ushtria ukrainase ka goditur me dronë një bazë ajrore ruse plot 1800 kilometra larg duke shkaktuar dëme të konsiderueshme me dhjetra avionë të shkatërruar. Siç...

Rritet në mbi 54.400 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 54.418 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza, transmeton...

Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

Një ditë para bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim që planifikohen të zhvillohen në Stamboll, nga Rusia njoftohet për disa incidente. Në orët e...

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore, që Shtëpia e Bardhë tha se është “e pranueshme” dhe është “në...

Mickoski: Prokuroria dhe MPB të veprojë mbi provat e Arsovskës

Kryeministri Hristijan Mickoski mendon se Prokuroria duhet të veprojë mbi provat që dje i dorëzoi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me legalizime të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu