Shërbimi Sekret e qëllon me armë një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara njoftoi se e ka qëlluar me armë zjarri një burrë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë mëngjesin e së dielës, pas një konfrontimi me të.

Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, pasi po e kalon fundjavën në rezidencën e vet në Florida.

Në një komunikatë për media, Shërbimi Sekret tha se burri u dërgua në një spital në afërsi.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret morën informatë nga autoritetet lokale se një person me tipare vetëvrasëse mund të jetë duke udhëtuar drejt Uashingtonit nga Indiana, ndërsa vetura e tij u gjet vetëm një bllok larg Shtëpisë së Bardhë, sipas komunikatës.

Burri e vringëlloi armën e tij kur oficerët po iu afroheshin dhe ata hapën zjarr pak pas mesnatës, sipas kohës lokale.

Ai u dërgua në një spital në afërsi dhe ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore, thuhet në komunikatë.

Nuk ka të lënduar të tjerë nga ky incident.

Në vitet e fundit kanë ndodhur disa incidente që përfshijnë burra të armatosur të qëlluar nga oficerët e sigurisë në ose afër territorit të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe një rast në vitin 2016, kur një burrë që mbante një pistoletë u qëllua në një portë sigurie të Shtëpisë së Bardhë.

Në vitin 2023, një emigrant indian 20-vjeçar me emrin Sai Varshith Kandula, u përpoq pa sukses t’i kalonte barrierat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë me një kamion të marrë me qira./Radio Evropa e Lirë

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Punësimi i vetëm për shqiptarët” në Ministrinë e Mbrojtjes shkon për vajzën e Latif Arifit – shpërblimi për zërin më besnik të VMRO-së

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët....

Shaholli: “Një vërë në ujë”!

Shkruan: Medai Shaholli Me hapjen e Kunsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Strugë qeveria e Edvinit ka bërë vetëm “një vërë në ujë”, pasi ajo...

Propozimi për interpelancën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski para deputetëve

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për...

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize prej 30 ditëve për shkak të zjarreve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve, transmeton TV21. “Dua t’ju informoj se...

51-vjeçari nga Shkodra shpëton dy turistë dhe mbytet vetë në liqen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në liqenin e Shkodrës, ku një 51-vjeçar nga Shkodra humbi jetën pasi shpëtoi dy turistë që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu