“Ilija Dimovski rikthen ‘Maqedoninë e Madhe’ në Ilinden – skandal me hartë provokuese nga shefi i PR-it të VMRO-së”

Në një akt flagrant të provokimit politik dhe irredentizmit të papërmbajtur, Ilija Dimovski – ish-deputet dhe aktualisht shef i Qendrës për Marrëdhënie me Publikun në VMRO-DPMNE – ka zgjedhur të “festojë” Ditën e Ilindenit duke publikuar në rrjetet sociale një hartë të “Maqedonisë së Madhe”, ku përfshihen territore të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Krahas hartës, Dimovski shkruan se “do të festojmë vetëm atëherë kur Maqedonia të bëhet Maqedoni”, duke lënë të kuptohet qartë se, sipas tij, liria dhe shteti ende nuk janë “të plotë”.

Në një moment kur vendi përballet me tensione ndëretnike dhe frymë urrejtjeje – që u dëshmua edhe pak ditë më parë në Kumanovë, ku shqiptarët u shanë në kor gjatë një ndeshjeje sportive në prani të Kryeministrit Mickoski, ministrit të Brendshëm dhe përfaqësuesve të VLEN-it – ky reagim nga një zyrtar i lartë komunikimi i partisë më të madhe në pushtet nuk është rastësi, por vijim i një narrative të rrezikshme.

Publikimi i hartës së “Maqedonisë së Madhe” për Ditën e Ilindenit nuk është nostalgji, është nxitje. Është mesazh politik me tone ekspansioniste që përçojnë jo vlerat e bashkëjetesës, por të përçarjes dhe urrejtjes.

Mesazhi i Dimovskit është në kontrast të plotë me çdo përpjekje për stabilitet, integrim europian dhe bashkëjetesë ndëretnike. Në fakt, ai i fryn erërave të vjetra që mbajnë aromë konflikti dhe përballjeje.

Për më tepër, heshtja e VMRO-së për këtë postim është shqetësuese. Heshtja e partnerëve shqiptarë të koalicionit është alarmante.

Nëse nuk distancohet urgjentisht partia dhe qeveria nga këto deklarata e simbole, atëherë i gjithë diskursi për “Evropë të përbashkët” dhe “integrim multietnik” bie në ujë.

Një shef PR-i që propagandon harta të rreme dhe projekte të vdekura është një kërcënim për imazhin, kredibilitetin dhe stabilitetin e vetë shtetit. Dhe ky nuk është më thjesht status. Është akt politik. Dhe duhet trajtuar si i tillë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu