SHBA sanksionon naftën serbe, ultimatum Vuçiçit: Largo Moskën nga pronësia e NIS

Ajo që Vuçiç e kishte paralajmëruar prej kohësh u bë realitet këtë të premte. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, të cilat shënjestrojnë edhe kompaninë serbe, Industria e Naftës së Serbisë, NIS.
Thesari Amerikan bëri të ditur se ka sanksionuar kompaninë shtetërore ruse, Gazprom e NEFT ndërsa, kompania serbe NIS, ndëshkohet për shkak të të ashtuquajturit “rrezik sekondar”, që do të thotë lidhjes me Gazpromin rus.
Këtyre sanksioneve u është bashkuar edhe Britania. Administrata në largim e demokratit Joe Biden, i cilësoi sanksionet si më të rëndësishmet deri më tani ndaj sektorëve të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror të Moskës, që forcojnë ekonominë ruse.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi në një konferencë për shtyp se bëhet fjalë për “sanksione të rënda dhe serioze” dhe se kërkohet “largimi i plotë i Rusisë nga pronësia e NIS-it”.
“Këto sanksione mund të jenë jashtëzakonisht kufizuese, pasi ato ndalojnë çdo transaksion me interesat ruse dhe bllokojnë menjëherë asetet e lidhura me personat e sanksionuar”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se Serbisë i është vendosur afat 45 ditor për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt”, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë.
“Serbia nuk është një vend armik i Rusisë, unë do të flas me Putinin”, ishin fjalët e Vuçiç.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu