Ndonëse në vota popullore AKI doli e para, Bashkim Bakiu me krerët e VLEN–it kërkojnë dorëheqjen e Ahmetit

Bazuar në numrin e komunave të fituara dhe komunat në të cilat po shkojmë në rrethin e dytë, fituesi politik i këtyre zgjedhjeve është koalicioni VLEN dhe ne jemi forca e dytë politike në Maqedoni, deklaroi Bashkim Bakiu nga VLEN pasdite në konferencë për shtyp, ku morën pjesë liderët e katër subjekteve politike në këtë koalicion. Bakiu përmendi komunat e fituara por jo edhe rezultatin në nivel nacional që mori AKi me 114.246 vota kundrejt VLEN-it me 91.242 vota.

Siç Bakiu, “VLEN-i është fitues në pesë komuna në rrethin e parë, në gjashtë shkon në rrethin e dytë dhe ne jemi fituesit për kryetar komunash dhe këshilltarë në garën për Qytetin e Shkupit”.

“Meqenëse kundërshtarët tanë politikë deklaruan se kriteri për vlerësimin e fituesit do të jetë fituesi në Çair, me fitoren e Izet Mexhitit, por edhe me avantazhin e madh prej rreth 4.000 votash në Tetovë, VLEN-i është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve. Qytetarët treguan se i kanë pranuar politikat e VLEN-it dhe kandidaturën tonë zgjedhore. Kemi delegjitimuar politikat frustruese dhe ofenduese të kundërshtarëve tanë. Kjo është edhe arsyeja që opozita shqiptare të reformohet, ndërsa zoti Ahmeti të shfrytëzojë momentin për t’u tërhequr. Duam t’u kujtojmë udhëheqësve të AKI se heshtja zgjedhore përfundoi të shtunën, do të ishte mirë që ata të dilnin dhe të pranonin humbjen në zgjedhje”, theksoi Bakiu.

Vlerësimi i VLEN-it për zgjedhjet e djeshme është se ato u zhvilluan në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, në të cilën çdo qytetar, tha ai, ishte në gjendje të shpreh lirisht vullnetin e tij politik.

“Kjo është meritë për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, organizatorin e zgjedhjeve, por edhe për organet e sigurisë dhe këtë grup qeveritar, të cilët siguruan që procesi zgjedhor të kalonte pa asnjë incident, ndoshta i vetmi rast i një organizimi të tillë në vendin tonë. Kjo flet për pjekurinë demokratike të shtetit dhe qytetarëve të tij, që dëshirojmë t’i përgëzojmë dhe falënderojmë veçanërisht”, shtoi përfaqësuesi i VLEN-it

Siç tha, “VLEN-i është fitues në pesë komuna në rrethin e parë, në gjashtë shkon në rrethin e dytë dhe ne jemi fituesit për kryetar komunash dhe këshilltarë në garën për Qytetin e Shkupit”.

“Fituam bindshëm në rrethin e parë në Çair, Haraçinë, Saraj, Zhelinë, Tearcë, si fitues shkojmë në rrethin e dytë në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen, ndërsa në Bërvenicë do të jemi në garë si të dytët. Fatkeqësisht, në komunën e Gostivarit dhe Vrapçishtës, nuk është arritur census i kërkuar sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, prandaj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të vendosë për rezultatin e procesit në këto dy komuna”, tha Bakiu, i cili në zgjedhjet e djeshme ishte kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit nga koalicioni VLEN.

Potencoi se kundërshtari i tyre, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) e udhëhequr nga BDI-ja, fitoi në Plasnicë dhe Likovë, ndërsa do të shkojë në rrethin e dytë në Strugë, Kërçovë dhe Bogovinë. Në Komunën e Çashkës, tha, VLEN-i as që mori pjesë.

“Gara atje u zhvillua nën logon e AKI-së, atje nuk kishim kandidatin dhe listën tonë për të mos rrezikuar fitoren e kandidatit shqiptar. E përgëzojmë z. Suad Shaqirin dhe shqiptarët në këtë rajon”, tha Bakiu.

Ai u tha kundërshtarëve të tij nga BDI-ja se duhet të reformohen, ndërsa lideri Ali Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga pozicioni i tij udhëheqës. Po ashtu kujtoi edhe se duhet të pranojnë humbjen zgjedhore.

“Meqenëse kundërshtarët tanë politikë deklaruan se kriteri për vlerësimin e fituesit do të jetë fituesi në Çair, me fitoren e Izet Mexhitit, por edhe me avantazhin e madh prej rreth 4.000 votash në Tetovë, VLEN-i është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve. Qytetarët treguan se i kanë pranuar politikat e VLEN-it dhe kandidaturën tonë zgjedhore. Kemi delegjitimuar politikat frustruese dhe ofenduese të kundërshtarëve tanë. Kjo është edhe arsyeja që opozita shqiptare të reformohet, ndërsa zoti Ahmeti të shfrytëzojë momentin për t’u tërhequr. Duam t’u kujtojmë udhëheqësve të AKI se heshtja zgjedhore përfundoi të shtunën, do të ishte mirë që ata të dilnin dhe të pranonin humbjen në zgjedhje”, theksoi Bakiu.

Vlerësimi i VLEN-it për zgjedhjet e djeshme është se ato u zhvilluan në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, në të cilën çdo qytetar, tha ai, ishte në gjendje të shpreh lirisht vullnetin e tij politik.

“Kjo është meritë për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, organizatorin e zgjedhjeve, por edhe për organet e sigurisë dhe këtë grup qeveritar, të cilët siguruan që procesi zgjedhor të kalonte pa asnjë incident, ndoshta i vetmi rast i një organizimi të tillë në vendin tonë. Kjo flet për pjekurinë demokratike të shtetit dhe qytetarëve të tij, që dëshirojmë t’i përgëzojmë dhe falënderojmë veçanërisht”, shtoi përfaqësuesi i VLEN-it

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu