SHBA-ja paralajmëron Iranin pas sulmit të Izraelit: Mos u hakmerrni

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj Izraelit për t’i dhënë fund ciklit të luftimeve pasi të shtunën forcat izraelite nisën sulmet ajrore ndaj objektivave ushtarake iraniane në përgjigje të një sulmi me raketa nga Teherani në fillim të këtij muaji.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit në mënyrë që ky cikël luftimesh të mund të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Sean Savett.

Savett ka theksuar se SHBA-ja nuk mori pjesë në operacionin e së shtunës dhe shtoi se qëllimi i tyre është të përshpejtojnë përpjekjet diplomatike dhe të qetësojnë tensionet në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se presidenti Joe Biden dhe ekipi i tij i sigurisë kishin punuar me autoritetet izraelite javët e fundit për të siguruar përgjigje që do të ishte proporcionale, me rrezik minimal për civilët.

“Duket se kjo është pikërisht ajo që ndodhi sonte”, shtoi Savett.

Irani mbylli për disa orë hapësirën ajrore, por njoftoi vazhdimin e fluturimeve pas sulmeve izraelite.

Ushtria izraelite konfirmoi se sulmet kundër mbrojtjes ajrore të Iranit të shtunën siguruan liri më të madhe veprimi në hapësirën ajrore iraniane.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu