SHBA-ja dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll, Ukraina s’është në agjendë

Delegacionet amerikane dhe ruse kanë mbërritur të enjten për bisedime në Stamboll për normalizimin e punës së misioneve të tyre diplomatike, pasi lufta në Ukrainë shkaktoi konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga Luftës së Ftohtë.

Bisedimet do të drejtohen nga ambasadori i ri i Rusisë në Uashington, Alexander Darchiev dhe zëvendësndihmëssekretarja e Shtetit, Sonata Coulter, ka njoftuar ministria e Jashtme e Rusisë, raporton Reuters.

Fokusi kryesor, sipas Moskës dhe Uashingtonit, është rivendosja e punës së misioneve diplomatike, pasi disa vite tensione, pretendime të ndërsjella të frikësimit dhe madje edhe ngrirje e pronës diplomatike, ndërlikuan marrëdhëniet midis dy fuqive bërthamore.

“Ukraina nuk është absolutisht në rendin e ditës”, ka thënë të martën zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

“Këto bisedime fokusohen vetëm në operacionet e ambasadave tona, jo në normalizimin e një marrëdhënieje dypalëshe në përgjithësi, gjë që mund të ndodhë, siç e kemi theksuar, vetëm pasi të ketë paqe midis Rusisë dhe Ukrainës”, ka shtuar ajo.

Si Moska ashtu edhe Uashingtoni janë ankuar vitet e fundit për vështirësitë në marrjen e kredencialeve për diplomatët e tyre, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë funksionimin e ambasadave të tyre.

Rusia ka thënë se edhe pagesa e diplomatëve është bërë e vështirë për shkak të kufizimeve perëndimore, ndërsa diplomatët amerikanë thonë se lëvizjet e tyre janë të kufizuara në Rusi. Të dyja palët janë ankuar për frikësim.

Ndër çështjet që do të diskutohen mes tyre është edhe prona diplomatike.

Uashingtoni ka vënë nën kufizime gjashtë prona ruse, duke përfshirë pasurinë Killenworth në Long Island, Pioneer Point “dacha” në Maryland, konsullatat ruse në San Francisko dhe Seattle dhe misionet tregtare në Uashington dhe Nju Jork.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Pas 1 Majit e nxjerrim jashtë!” – Fatmir Limani paralajmëron fundin e Taravarit në Qeveri

Ministri nga radhët e Lëvizjes BESA, Fatmir Limani, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit opozitar VLEN, duke lëshuar një deklaratë të fortë në...

Kjo tokë është amanet!’ – thirrja e invalidit të luftës Bejtulla Elezi, ish-ushtar i UÇK-së ndaj politikës përçarëse

“Kjo tokë është amanet dhe populli nuk harron” – thirrja e invalidit të luftës, ish-ushtarit të UÇK-së, Bejtulla Elezi “Prej kohësh po e shoh me...

Nëse Taravari largohet qeveria nuk do të ketë shumicën e Badenterit!

Nëse plotësohen pritshmëritë që Aleanca për Shqiptarët e Arbën Taravarit do të përjashtohet ose do të largohet nga Qeveria, shumica qeverisëse nuk do të...

Reuters njofton se SHBA po e mbyll Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, Kosova i humb mbi 200 milionë dollarë?

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë amerikane (DOGE) i Elon Musk do t’i japë fund punës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e cila...

Alarmi i kryeqytetit (Prishtinë) pritet të testohet të shtunën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të realizojë test rutinë të sistemit të alarmit publik të shtunën, më 26 prill 2025, në orën...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu