SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerë 5 milionë dollarë

Trump e ka prezantuar programin në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se blerja e këtij dokumenti do të nisë brenda dy javësh.

“Kemi leje të gjelbër [green card], kjo është e artë. Do t’ia vendosim çmim rreth 5 milionë dollarë”, ka thënë Trump.

“Të hyrat nga shitjet do të përdoren për të ulur deficitin”, ka thënë Trump.

Programi do të jetë për “njerëzit e pasur” që mund të hapin vende pune, ka thënë presidenti.

“Për njerëzit e pasur dhe të suksesshëm, ata që do të shpenzojnë shumë para dhe do të paguajnë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz, dhe mendoj që do të jemi jashtëzakonisht të suksesshëm”, ka thënë Trump.

Personat që do të aplikojnë për këtë lloj të lejes së qëndrimit, do të analizohen në hpllësi.

“I di disa oligarkë rusë që janë njerëz të mirë. Është e mundshme”, ka thënë Trump.

“Ata nuk janë të pasur siç kanë qenë dikur, por mendoj që mund t’i përballojnë pesë milionë dollarë”.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u ka thënë gazetarëve se “Viza e artë Trump” do të zëvendësojë programin e imigrimit EB-5, i cili është krijuar nga Kongresi më 1990 për të gjeneruar investime të huaja.

Vizat EB-5 janë të disponueshme për personat që shpenzojnë rreth 1 milion dollarë në një kompani dhe që punësojnë të paktën 10 persona.

Lutnick ka thënë se viza e re do të rrisë çmimin në 5 milionë dhe do të shmangë mashtrimin e bërë me programin EB-5.

Një hulumtim i publikuar nga Kongresi më 2023, pati treguar se shumë vëzhgues kanë shqetësime për mashtrimet e kryera me programin EB-5.

Ata kanë thënë se lëshimet bëhen kur aplikuesit nuk raportojnë si duhet të ardhurat, identitetin, apo nuk arrijnë të bëjnë investime.

Më shumë se gjysma e vizave EB-5 më 2022 u janë ndarë shtetasve të Kinës. Trump ka vlerësuar se SHBA-ja do të mund të shesë rreth një milion viza të arta./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet...

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu