SHBA dhe Kina, bisedime sekrete për tarifat

Ka sinjale pozitive që luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës mund t’i vijë fundi.

Në Gjenevë të Zvicrës Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer filluan bisedimet tregtare me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng.

Bessent paralajmëroi publikun më parë këtë javë që të mos presë një marrëveshje të madhe tregtare nga këto takime, por pranoi se ky ishte një hap i rëndësishëm.

Vendndodhja e saktë se ku po zhvillohen këto bisedime është mbajtur sekret, megjithëse agjencia e lajmeve Reuters e cila citon një dëshmitar thotë se ky takim po mbahet në një rezidence private në një periferi të Gjenevës.

SHBA-të kanë vendosur një tarifë prej 145% për shumicën e importeve kineze ndërsa Kina është kundërpërgjigjur me një tarifë prej 125% për shumicën e importeve amerikane.

Ekonomia amerikane tashmë ka filluar të ndjejë pasojat e para të kësaj lufte tregtare pasi u shënua tkurrja e parë tremujore që nga fillimi i vitit 20222 të prodhimit të brendshëm bruto.

Ndikimi i tarifave shumë të larta po ndihet ndjeshëm edhe në Kinë, eksportet e së cilës në SHBA ranë ndjeshëm në Prill.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të...

Mickoski: Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar

Qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të...

Nëse Fronti garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk e përjashton mundësinë të kandidojë për kryetar...

Faton Ahmeti: Urime Nerovë respekte ambasador Denion Meidani

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar zgjedhjen e problemit me shkollën e...

Blerim Bexheti: Mickovski po na thotë se votat shqiptare nuk vlejnë dhe se ai do të na i zgjedh kryetarët e komunave

Deputeti i Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj kryeministrit Hristjan Mickovski i cili potencoi se votat e VMRO-DPMNE-së do...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu