Shaholli: Shpallet i pafajshëm polic Dragani që përdhosi flamurin kombëtar shqiptar!

Nga media të ndryshme bëhet e ditur se sot Ministri i punëve të brendëshme i “drzhavës Severna”, Pançe Toshkovski ka deklaruar se nuk është konstatuar përgjegjësi as dhe shkelje të standardeve operative nga ana policit i cili në ditën e flamurit të shqiptar uli flamurin shqiptar nga shtylla.

“Ishte hapur porcedurë nga sektori për kontrollë të brendshëm. Në kuadër të veprimeve të konstatuara, nuk është konstatuar se ai ka shkelur procedurat në kuadër të MPB-së. Më detajishit si dhe qysh mund ta shohim më tutje” tha Pançe Toshkovski. Me këtë procedura për policin mbyllet.

Kjo është gjyqësia me dy standarde e “drzhavës Severna” që godet njërën palë dhe amniston palën tjetër. Ditë më parë u falën dhunuesit e ngjarjes së 27 prillit dhe pak më parë një shqiptar tjetër i bugosur si Agim Islami, nuk falet as nuk amnistohet për rastin Alfa vetëm pse është shqiptar, ndërsa polic Dragani i përkledhuri i Maksit të Kumanovës shpallet i pafajshëm!

A është ky shteti i së drejtës që duan të ndërtojnë komitët e Mickos në bashkëpunim me vredistët e koalicionit qeverisës, le ta gjykojnë shqiptarët kur duket sheshit tashmë sesi vepron “ligji në duar të Maliqit” ndryshe ndaj shqiptarëve dhe ndryshe ndaj maqedonëve! Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu