Shaholli: Ngec Jeep-i i zi i Albinit

Shkruan Medai Shaholli
NGEC JEEP-i I ZI I ALBINIT!

Katër vitet e qeverisjes Kurti zhgënjyen jo vetëm popullin e thjesht të Kosovës që besuan në zotimet dhe premtimet e Albinit, por edhe “kaçaunët” e saj, madje edhe simpatizantët e VV së tej kufirit nga “Severna”, si qylaxhinjt e VLEN-it që i mbështeti por që nuk fituan në bllokun shqiptar, ( gjithsesi kryekomiti i mori në qeveri lepurushët e VLEN-it si një koalicion i moderuar pa aspirata kombëtare) në vazhdën e dështimeve të tij si në Shqipëri me kandidatët e tij për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Jeep-i i zi i Albinit ka ngecur dhe nuk e nxjerr dot qeverinë e tij nga bataku ku e ka gremisur vetë me kryeneçësinë e tij, duke i sfiduar ndërkombëtarët hapur me ndërhyrjet spektakolare në veri si një lider i një shteti të fuqishëm.

Qeverisja e tij katërvjeçare mund të thuhet se dështoi në të gjitha fushat, duke filluar nga mosburgosja e “hajnave” që e rropën Kosovën për 20 vjet, premtimet e “majtistit” për një shëndetësi më të mirë u katandisën me një shëndetësi të rrënuar.
Zotimet për një arsim cilësor përfunduan më rezultate të turpshme ku nxënësit e shkollave fillore sipas një studimi kanë rezultuar gjysmë analfabetë!
Albin trimi u dorëzua dhe pranoi “Zaednicën” në Ohër pasi kishte kundërshtuar atë më parë si punë që s’bëhej.
Pranimi i pronave te kishës së Patrikanës së Pejës ishte një tjetër zhgënjim i Albinit para shqiptarëve kur betohej se nuk do ta pranonte.

Hapja e vendeve të reja të punës dhe as bollëku ekonomik nuk ndodhi në këto katër vitet e pritjes së madhe të popullit të Kodovës pas çkapjes së shtetit nga Albin trimi.
Bizneset që bëjnë tregëti me Serbinë nuk u prekën, madje as devollët që kishin regjistruar biznesin e tyre në (Djakovica, Serbija) gëzojnë sot mbështetjen e qeverisë.

Prishja dhe ftohja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët janë proçkat e radhës që dëmtojnë Kosovën në radhë të parë dhe pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.
Albin Kurti nuk ka këllqe për t’i sfiduar ndërkombëtarët me veprimet e tij të “patriotit dhe shpëtimtarit” në veri të Kosovës!

Albini si gjithmonë kërkon vetëm vëmendjen e shqiptarëve të Kosovës para zgjedhjeve të përgjithëshme që do të mbahen pas disa muajve, ku përmes shout mediatik si një patriot i madh ai po sfidon ndërkombëtarët pas farsës së patriotizmit të rrejshëm, në fakt ai po kërkon edhe një mandat tjetër qeverisjeje.

Veriu ngelet mollë sherri mes Serbisë dhe Kosovës, ku ndërkombëtarët presin momentin e duhur për ta bërë de fackto ndarje e saj nga trungu i Kosovës.
As Albin sharlatani dhe asnjë lider tjetër shqiptar nuk i sfidon dot ndërkombëtarët.
Ata ndërkombëtarët e kanë të thjeshtë të thonë: Kosova ka sovranitet të kontrolluar!
Kosova ka ushtri të kufizuar vetëm 5 mijë ushtarë dhe jo më tepër.
Këto dy të vërteta mjaftojnë për të kuptuar se Kosova është protektorat ndërkombëtar, e drejtë apo jo ky është një realitet i hidhur.

Përse nuk ua thotë Albin trimi shqiptarëve se nuk hyjmë dot në veri me ushtri se nuk na lejon KFOR-i, por bën zhurmë mediatike sesi do ta integroj veriun me pjesën tjetër të vendit, me pretekstin se gjoja nuk pyet ndërkombëtarët në shtëpinë e tij.
Shou mediatik me hapjen e urës së Ibrit dhe mbylljen e postave serbe ne veri nuk e çlirojnë veriun nga pjesa tjetër e Kosovës.
Ndërkombëtarët kanë një as te fort si kundërpërgjigje ndaj demagogut Albin duke ia kujtuar atij se: Ne u çliruam, ne vendosim sesi do rrugëtoni ne të ardhmen!

Fatet e popujve të vegjël varen nga tekat dhe vendimet e Shteteve të Mëdha!
Këtë fakt të dhimbshëm e di edhe sharlatan Albini, por nuk thotë gjë pasi ashtu i do “mushka drutë”!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zijadin Sela: Albin Kurti ndihmoi fuqizimin e VMRO-së me idenë për Taravarin president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, se ka ndikuar drejtpërdrejt...

Zijadin Sela: Albin Kurti më propozoi që Taravarin ta bëjmë kandidat për president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ka zbuluar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i kishte propozuar...

Mexhiti: Opozita shqiptare në krizë nervash

Zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj kritikave dhe qëndrimeve të opozitës shqiptare, duke i akuzuar për...

Dafina Zeiqiri njofton se është bërë nënë për herë të parë – zbulon emrin e veçantë me të cilin pagëzoi djalin

Dafina Zeiqiri njofton se është bërë nënë për herë të parë – zbulon emrin e veçantë me të cilin pagëzoi djalin Këngëtarja e njohur shqiptare,...

BDI: Mbi 730 konkurse para zgjedhjeve, përpjekje e dëshpëruar për të manipuluar qytetarët

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron hapjen e mbi 730 konkurseve publike në prag të zgjedhjeve si një përpjekje të hapur dhe të dëshpëruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu