Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi

Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë vetëm për 6 raste ka formuar komisione profesionale për inspektim të jashtëzakonshëm. Por, siç thonë nga atje në asnjërin prej këtyre rasteve nuk janë konstatuar lëshime profesionale mjekësore por kanë evidentuar vetëm vërejtje administrative, kryesisht në plotësimin dhe menaxhimin e dokumentacionit mjekësor.

“Nga ana e ministrit gjatë vitit 2025 janë krijuar gjashtë komisioni për mbikëqyrjen e punës profesionale për të porsalindurit dhe fëmijët e vdekur. Në përgjithësi, nga raportet e paraqitura, komisionet nuk kanë përcaktuar ekzistencën e mangësive, parregullsive ose lëshimeve në kryerjen e punës profesionale. Vërejtjet janë kryesisht të natyrës administrative dhe mbajtjes së dokumentacionit mjekësor. Gjithashtu, këtë vit, një mbikëqyrje profesionale është iniciuar nga Oda e Mjekëve për të cilin ende pritet një raport nga Oda e Mjekëve”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në rastin e fundit Komisioni i formuar nga Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në vdekjen e foshnjës në Spitalin Gjinekologjik nuk është konstatuar gabim Mjekësor. Sipas tyre, procedura e reanimimit është zbatuar sipas protokollit.

“Në bazë të dokumentacionit të plotë mjekësor, deklaratave të personelit mjekësor dhe gjetjeve të autopsisë, Komisioni konstatoi se bëhet fjalë për një foshnjë të lindur para kohe, me infeksion të rëndë dhe funksion pulmonar të dëmtuar për shkak të mushkërive të paformuara”, shtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Ditë më parë familjarët hodhën dyshime për gabim mjekësor, duke theksuar se në dy ditët e para pas lindjes foshnja ishte në gjendje të mirë shëndetësore, që më pas në ditën e tretë të marrin njoftimin se mund të vdesë në çdo kohë./Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu