Shaholli: Në barkën e VREDI-t rrjedh ujë!

Po bëhet gati një vit qëkurse kollovarët e VREDI-t kanë hyrë në qeverinë e koalicionit dhe nuk reshtin së lëvduari për sukseset dhe ndryshimin që ndodhi pasi ata erdhën në pushtet.
Kështu pra, dje në vazhdën e lëvdatave për ndryshim njëri nga aksponentët e VREDI-t foli me superlativa për sukseset e tyre në krye të qeverisë kur tha se:
“Çështjeve etnike u kam dalë zot unë si zv/kryeministër i parë dhe në shumë raste edhe z.Arben Fetai si zv/kryeministër i dytë. Bashkërisht kemi punuar në ligjin për përfaqësim adekuat, në ligjin për gjuhën, në përfaqësimin adekuat dhe shumë çështje të tjera”.

Le ta shohim nëse këto lëvdata qëndrojnë apo janë pjesë e fantazisë dhe egos të sëmurë për t’u dukur të suksesshëm duke i parë “ndryshimet” me syze miopi.

Ligji për përfaqësim adekuat nuk duket në horizont dhe me shumë gjasa nuk ka për t’u futur në Parlament.
Kurse ligji për gjuhët është ligji për gjuhët e pakicave, ku siç bëhet e ditur se Gjykata Kushtetuese do të marr një vendim pas zgjedhjeve lokale për ta cunguar edhe më shumë se ç’është, ku gjuha shqipe së bashku me jevgjërishten e Shuto Orizares do të ngelen si gjuhë e dorës së dytë për përdorim, falë “zemërgjerësisë” së Gjykatës Kushtetuese për bashkësitë etnike që flasin së paku 29% atë gjuhë në nivel lokal.

Heshtja ka kapluar kampin vredist për faktin se Kushtetuesja do t’i shfuqizoj disa nene të ligjit për gjuhët e pakicave (ku subjektet politike shqiptare e quajnë ligj për gjuhën shqipe) tregon qartë se karabushët e VREDI-t nuk kanë këllqe të përballen me despotin Micko as me supremacinë e komitëve në qeverinë e koalicionit, qoftë për nga niveli intelektual apo për nga guximi për t’i thënë troç çështjet e hapura shqiptare.

Ligji për “branitellët” është parashikuar të sillet së shpejti në Parlament, ndërsa një ligj për ish luftëtarët e UÇK-së që rregullon statusin e tyre social, nuk vjen në shprehje as të përmendet në qeveri e lëre më të përgatitet si ligj nga ana e qeverisë të kryesuar nga kryekomiti Micko.

Kësisoj, nga premtimi për ndryshimin e madh tek nënshtrimi sipas urdhërit prapakthehu nga diktati kryekomitit Micko, skuthët e VREDI-t nuk kanë më çfarë t’u premtojnë shqiptarëve pasi dielli i tyre nuk feksi dritën e shpresës së ndryshimit, por përkundrazi, zhgënjeu dhjetra mijëra shqiptarë që besonin në dokrrat e tyre të ndryshimit.

Barka e VREDI-t nuk do të lundrojë për gjatë kohë brigjeve të vardarit sepse ajo rrjedh ujë dhe nuk arrin dot në destinacion në “pallatit të bardhë” për ta sjell ndryshimin e madh, pasi komitët e kanë shpuar atë për ta fundosur si anije e mbytur.

Barka e VREDI-t tashmë është mbytur dhe nuk ka më shpresë për ndryshim!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu