Shaholli: Drita e kuqe e kalemxhinjve!

Drita e kuqe e kalemxhinjve!

Në “državën Severna” ka kalemxhinj që nuk u lejohet nga mëma parti të shkruajnë atë që mendojnë apo atë që logjikojnë së është e drejtë ta thonë përmes statuseve të tyre apo në gazeta e portale. Përkundrazi, mua vazhdon të më shkruaj lapsi!

Kësisoj, kalemxhinjt e kapur dhe të varur nga mëma parti nuk mund ta thonë të vërtetën që shpesh është e hidhur, sepse kjo i prish punë mëmës parti, ndaj i gjori opinionist dhe analist është i detyruar të thotë gënjeshtra për opinionin e gjerë mbi çështje të ndryshme nga politika dhe jo vetëm.

Mendësia e ndryshkur e “maqedonsave” tanë ( shprehje e shtypit shqiptar në Shqipëri për shqiptarët e kësaj treve të Ilirisë së lashtë) vazhdon të mbroj opinionin e pandryshuar për liderët e tyre varësisht se cili është lideri i tyre, nuk duhet kritikur qoftë edhe për gafat dhe pasojat nga dëmet që ata i kanë shkaktuar shqiptarëve.

Dhe kështu, injoranca jonë “thartohet dhe bëhet për ujë të ftohtë” kur ia kritikon liderin dhe mëmën parti për gjëmën që i kanë shkaktuar kombit, por ama për ta janë të pagabushëm dhe në rrugën e kombit!

Keni parë se cili nga lidarët tanë ka sakrifikuar karrierën e tij dhe të përballet me despotët maqedonë dhe t”i kërkoj atyre se pa heqjen e nofkës poshtëruese për shqiptarët siç është 20%, nuk hyjmë në qeveri të koalicionit dhe si opozitë do ta kërkojmë të drejtën tonë deri në Bruksel dhe Strasburg sesi pushteti shtyp dhe persekuton shqiptarët në këtë “državë” aspak demokratike e që vazhdon të mbahet në këmbë me paterica shqiptare si “shqiptarë të ndershëm” për pushtetin.

Jo, asnjë lider dhe asnjë parti kukumjaçkë sajesë e pushtetit nuk e thotë dhe nuk guxon ta mbaj këtë qëndrim?

Ndaj, derisa të kemi një lider që i thot jo despotëve maqedonë në qeveri të koalicionit pa rregulluar statusin politik të shqiptarëve si të barabartë me maqedonët, do të kemi servilë dhe vasalë nga të dya kampet shqiptare që do të vazhdojnë t’i shërbejnë pushtetit dhe jo popullit që i ka zgjedhur për të na përfaqësuar!

Ndërsa injoranca jonë duhet të mësohet dhe nga mendimi ndryshe, që kritikon me të drejtë cilindo lider në gjithë hapësirën shqiptare për qëndrimet e tyre të mbrapshta, sepse e vërteta nuk mund të mbyllet në burgjet e errta të pushtetit, ajo del në horizont një ditë si drita e diellit, duan apo nuk duan bosët e politikës!

Kështu, të gjithë ata kalemxhinj që kanë dritën e kuqe për të thënë të vërtetën, le të dalin nga guaska e tyre dhe ta bëjnë sot se nesër do të konsiderohen si puthadorë të pushtetit.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu