Serbia pa përgjigje për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, testet e ADN-së ende në pritje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se i ka bërë tri kërkesa zyrtare Serbisë për të konfirmuar identitetin e personit për të cilin u raportua se është Faton Hajrizi, i vrarë më 19 korrik 2024 në Lloznicë. MPJD-ja ka kërkuar edhe mundësimin e kthimit të trupit të tij në Kosovë, por ende nuk ka pasur përgjigje zyrtare nga institucionet serbe.

“Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka parashtruar tri herë kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për të konfirmuar identitetin e personit të vrarë më 19 korrik 2024 në Lloznicë dhe rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu, kemi kërkuar mundësimin e kthimit të trupit të tij në Kosovë, por ende nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së, për Dukagjinin.

MPJD-ja ka theksuar se më 30 korrik 2024, me asistimin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi dhe përmes avokatit Arianit Koci, është kryer testi i ADN-së nga ekspertët mjekoligjorë nga Beogradi te nëna e Faton Hajrizit në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, te pjesa serbe.

Por, edhe pse autoritetet serbe kanë deklaruar se do të duhen disa ditë për të kryer analizat e ADN-së, deri më tani Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi nuk është njoftuar për përfundimin e analizave, dhe as avokati Koci nuk ka marrë ndonjë njoftim. Po ashtu, nga ana e MPJD-së thuhet se janë në komunikim me shtetet e QUINT-it, Misionin e BE-së në Serbi, familjen e të ndjerit dhe avokatin e autorizuar nga familja. /Dukagjini/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së!

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më...

“E hoqi ndalesën për Ahmed Kalajën”, Tim Shkupi akuzon Krenar Llogën, i drejtohet Mickoskit të reagoj!

Aktivisti Tim Shkupi ka publikuar një reagim të ashpër në rrjete sociale, drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, duke ngritur akuza serioze ndaj mos reagimit nga...

Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë...

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu